Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Viti shkollor 2021-2022 do të nis dy javë përpara datës zyrtare, Kushi: Do zhvillohet mësimi plotësues
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Viti shkollor 2021-2022 do të nis dy javë përpara datës zyrtare, Kushi: Do zhvillohet mësimi plotësues

portalishkollor
Last updated: August 13, 2021 7:59 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona”, kështu ka deklaruar ministrja e MASR, Evis Kushi gjatë një konference arsimore.

Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) në bashkëpunim me MASR dhe “UNICEF Albania” organizuan një konferencë kombëtare për të analizuar arritjet, prioritetet dhe sfidat në politikat arsimore në lidhje me zotërimin e kompetencave të të nxënit dhe me zhvillimin profesional të mësuesve. Gjatë kësaj konference u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet për të diskutuar më tej rreth ndërhyrjeve të mundshme në sistemin arsimor.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministra Evis Kushi falënderoi mësuesit dhe ekspertët e arsimit për punën, këmbënguljen dhe solidaritetin e treguar gjatë këtij viti shumë të vështirë për arsimin. 

Kushi foli për plotësimin e mangësive të njohurive të nxënësve përgjatë këtij viti shkollor ndërsa dha dhe lajmin se këtë vit shkollor mësimi do të nis dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor. 


“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësi në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore
”- është shprehur ministrja gjatë fjalës së saj. 

Kushi u shpreh gjithashtu se është bërë një punë kolosale edhe për të afruar sistemin arsimor me vendet më të zhvilluara, ku kurrikula e zbatuar është pikërisht ajo e bazuar në kompetenca.

 “Për zbatimin e kësaj kurrikule, peshën më të madhe e kanë mësuesit tanë, prandaj zhvillimi profesional i tyre është shumë i rëndësishëm”, tha ajo. 

Më tej, Ministrja Kushi u shpreh se arsimi është një nga sektorët që po pëson ndryshimet më të mëdha, siç janë ndryshimet në teknologjinë e mësimdhënies, tregun e punës, marrëdhëniet sociale. 

“Sfida e përbashkët është që t’u përgjigjemi ndryshimeve që ndodhin në kohën e duhur dhe mekanizmat më efiçiente, dhe gjithmonë duke mos bërë kompromis për cilësinë”- nënvizoi ministrja. Më tej ajo shtoi se këto ndryshime kërkojnë njerëz që mësojnë gjatë gjithë jetës, që përdorin mirë teknologjinë dhe që zhvillojnë mendimin kritik.

 “Për të pasur nxënës të mirë, neve na duhen mësues të aftë. E gjithë sfida dhe puna jonë duhet të fillojë nga zhvillimi, përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja”, tha ministrja. 

Kushi falënderoi gjithashtu ASCAP dhe partnerët zhvillimorë, si UNICEF Albania, UNESCO, OECD, dhe KLSH për vlerësimet, sugjerimet dhe rekomandimet që kanë bërë në mbështetje për përmirësimin e punës në arsim.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:2021-2022masrmesimi plotesuesnjoftim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Disa mënyra për t’i ndihmuar fëmijët që ta duan matematikën
Next Article Harmonizimi i rolit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve për zotërimin e kompetencave dhe arritjen e rezultateve të të nxënit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?