Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Viti i ri shkollor në Kosovë, udhëzuesit për organizimin e procesit mësimor në kushte pandemie
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Viti i ri shkollor në Kosovë, udhëzuesit për organizimin e procesit mësimor në kushte pandemie

portalishkollor
Last updated: September 25, 2021 9:39 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Të hënën, më 27 shtator 2021, fillon viti i ri shkollor edhe në Kosovë. MASHTI ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla.

Të hënën fillon viti shkollor 2021/2022 edhe në Kosovë.

Të hënën, më 27 shtator 2021, fillon viti i ri shkollor. MASHTI ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla:

https://masht.rks-gov.net/…/udhezuesi-i-pergjithshem-i…

Megjithëse skenari më i preferuar është ai për rikthim në shkolla me prani fizike, në rast se në ndonjë shkollë situata epidemiogjike është më e rënduar, taskforcat në nivel komune mund të marrin vendim për të kaluar në ndonjë nga skenarët tjerë.

Përveç mësimit me prezencë janë bërë edhe përgatitjet për organizimin e mësimit online, në rast nevoje.

MASHTI, në bashkëpunim me UNICEF, ka ofruar për të gjitha shkollat mundësinë e qasjes në platformën mësimore ëëë.shkollat.org, të bazuar në teknologjinë e Microsoft, ku, përveç sistemit për menaxhimin e mësimit në distancë janë publikuar edhe video-mësimet sipas programit mësimor të klasave 1-9. Për t’u regjistruar në platformë shkollat duhet të dërgojnë një e-mail në adresën ndihma@shkollat.org, ndërsa së shpejti do të publikohen edhe numrat e telefonit përmes të cilave do të ofrohet përkrahja teknike për shfrytëzuesit. Shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platforma dhe aplikacione të tjera me të cilat janë akomoduar si: Google Workspace for Education, eShkollori, Zoom, etj.

Prej dt. 27 shtator 2021 fillon emetimi i video-mësimeve në kanalin RTK4, çdo ditë pune, prej orës 9.00-16.00, sipas orarit të përgatitur nga MASHTI:

https://masht.rks-gov.net/…/orari-i-transmetimit-per…

Po këto video-mësime gjenden edhe në kanalin zyrtar të MASHTI – https://emesimi.rks-gov.net/shq/.  Video-mësimet mund të shfrytëzohen gjatë zhvillimit të mësimit online, por edhe për përforcimin e njohurive nga nxënësit që vijojnë mësimin me prezencë në shkollë. Në vitin shkollor 2021/22 klasa e pestë punon me programe të reja, prandaj video-mësimet për këtë klasë do të kufizohen vetëm në lëndët: Gjuhë amtare, Matematikë, Njeriu dhe natyra, Gjuhë angleze dhe Artet.

Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues.

Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse si: bartja e maskës, mbajtja e distancës së përcaktuar, higjiena e duarve dhe të gjitha masat tjera të përshkruara në Udhëzues. Kjo është mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll pandeminë, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Kosovekushte pandemieMASHTudhezues per procesin mesimor
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Mësuesja e klasës së parë është një fat i madh dhe unë e pata atë”…
Next Article Nisi sot zyrtarisht viti i ri shkollor nën masa anti-covid, prindërit peticion kundër mësimit me turne
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?