Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Viti i ri arsimor do ta gjejë shkollën “1 Maji” me ambiente të reja
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Viti i ri arsimor do ta gjejë shkollën “1 Maji” me ambiente të reja

portalishkollor
Last updated: June 17, 2016 1:24 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Projekti parashikon krijimin e ambienteve të reja sanitare, palestrës, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, rikonstruksionin e sistemit elektrik, të furnizimit me ujë dhe kanalizimet, por edhe të sistemit të ngrohjes dhe rrjetit kundra zjarrit.

Viti i ri arsimor do ta gjejë shkollën 9-vjeçare “1 Maji” me ambiente të reja. Krahas nismave për rikonstruksionin e çerdheve dhe kopshteve të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe me shkollat, me synimin për të ulur orët mësimore me dy turne. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ndal për të inspektuar punimet për rehabilitimin e shkollës 9-vjeçare “1 Maji”, ku mësojnë 1015 nxënës.

“Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që Bashkia eTiranës do të jetë në punë, po ashtu kontraktorët, DAR-i dhe drejtuesit e njësisë administrative, për t’u siguruar që kur qytetarët të kthehen nga pushimet të gjejnë një shkollë fantastike. Shkolla “1 Maji” do të hapet në 1shtator për mbi një mijë fëmijë të zonës “Ali Demi” dhe besoj se do të jetë një nga shkollat më të mira në Tiranë. Këtu kemi investuar rreth 400 milionë lekë, çka është një shumë e konsiderueshme për një komunitet, i cili gjatë gjithë këtij viti ka paguar taksat dhe detyrimet ndaj bashkisë. Kjo është mënyra më e mirë sesi i themi komunitetit që këto para po ua kthejmë mbrapsht në investime”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Shkolla “1 Maji” është pjesë e projektit të qendrave komunitare, pra shfrytëzohet jo vetëm nga fëmijët që mësojnë aty, por edhe i gjithë komuniteti për orët e pasdites ose në fundjavë.

“Më vjen mirë që pas shkollës “Qemal Stafa”, shkolla “1 Maji” në fakt është shkolla e dytë e cila ka një rikonstruksion total me kushte moderne. Brenda këtij viti do të përfundojmë edhe 23 kopshtet. Shumica prej tyre janë pranë përfundimit dhe nëse viti i parë ishte i çerdheve, viti i dytë i kopshteve, duam që viti i tretë i Bashkisë së Tiranës të jetë viti i shkollave”, theksoi ai. Gjithashtu, ai shtoi se investimet e bashkisë së kryeqytetit në zonën “Ali Demi” do të vijojnë jo vetëm më rikonstruksionin e shkollës, por edhe me zgjerimin e rrugëve.

Rikonstruksioni i shkollës “1 Maji”, e cila është ndërtuar në vitin 1947, ka një vlerë prej rreth 44.7 milionë lekësh të reja. Projekti parashikon krijimin e ambienteve të reja sanitare, palestrës, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, rikonstruksionin e sistemit elektrik, të furnizimit me ujë dhe kanalizimet, por edhe të sistemit të ngrohjes dhe rrjetit kundra zjarrit. Ambientet e reja të shkollës pritet të jenë gati me nisjen e vitit të ri shkollor. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:1 majirokonstruksionshkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ja cilat janë 10 universitetet më inovative të Europës
Next Article Programuesja më e re e Apple, vetëm 9 vjeçe
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?