Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Viti i parë si mësues ishte i vështirë!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Viti i parë si mësues ishte i vështirë!

portalishkollor
Last updated: October 5, 2017 11:09 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në atë periudhë nuk i ndjeja turbullirat. Madje ndihesha e gëzuar, isha e nxitur për të punuar  me nxënësit, takimet dhe marrëdhëniet e reja me prindërit i gjykoja shumë pozitive. Por tani, teksa kthej kokën pas shoh që ka pasur shumë turbullira. Pas kaq vitesh punë mund të reflektoj dhe t’ju tregoj se çfarë mund të kishte shkuar më mirë në vitin tim të parë të punës.

Shiko çfarë ke për të bërë dhe vendos prioritete

Nuk mund të bësh gjithçka. Nuk mund t’i shpëtosh të gjithë. Nuk mund ta ndryshoni botën, shkollën, departamentin, apo edhe (tërësinë) e klasës suaj në një vit.

Po t’i kisha ditur këto do të kisha filluar punën me gjënë me të rëndësishme që duhej bërë. Kështu nuk do të mbetesha mbrapa në pikat kyçe të procesit të mësimdhënies.

Kjo nuk është klasa juaj

Ndihej si klasa ime. Emri në portë, nxënësit që vijnë në klasën time, emri im në rotacion për shërbimin e autobusit, ecuritë rrethuese që më mbajnë përgjegjës.

Ajo është klasë për nxënësit. Është me të vërtetë klasa e një institucioni shtetëror. Në fund të ditës, në vend të të gjithë stërvitjes, zhvillimit dhe instinkteve, puna juaj – ose puna ime, më tepër – është zbatimi i politikave të shkollës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i udhëhequr nxënësit të zotërojnë standardet kombëtare.

Jo imagjinare, por e vërtetë

Kjo nuk do të thotë që nuk mund ose nuk pritet të bëni gjithçka që ju jeni të aftë për një përvojë bindëse dhe progresive për nxënësit tuaj, por nëse ndjekja e kësaj ka filluar të përplaset me shkollën dhe rrethin, siç ndodh shpesh, ky këndvështrim do t’ju kishte ndihmuar.

Nuk do të më kishte përjashtuar nga llogaridhënia personale apo profesionale, por do të më ndihmonte të ndiqja rrugën e duhur për arritjen e objektivave mësimorë.

Studentët nuk do të kujtojnë gjithmonë përmbajtjen, por ata nuk do të harrojnë kurrë se si i keni bërë të ndihen.

Një ditë, do të jesh thjesht një fytyrë e turbullt në kujtesën e një të rrituri. Ata ndoshta nuk do të kujtojnë se si një poet përdorte simbolet për të krijuar një ton të ashpër në një poezi, por nuk do ta harrojnë kurrë se si i keni bërë të ndihen kur nuk u janë përgjigjur saktë pyetjeve tuaja.

Jini korrekt me kujdestarët e shkollës, sekretarin, bibliotekarin

Ju do t’ju nevojiten.

Orët më të gjata nuk janë të qëndrueshme

Ndrysho zakonet dhe fluksin e punës. Të gjithë mësimdhënësit i pashë me letra dhe fletore me vete kudo, kështu që mendova se duhej të bëja. Organizohuni.

Sjellja e nxënësve është një produkt

Menaxhimi në klasë është më shumë për hartimin e përvojave të të mësuarit sesa për sjelljen. Më kanë dhënë disa trajnime në “sistemin e menaxhimit të klasës” në shkollë, por nuk e kuptova se “sjellja” ishte pothuajse gjithmonë një produkt i mënyrës sesi i kam projektuar përvojat mësimore të përziera me marrëdhënien time me nxënësit.

Do të ishte shumë mirë që ju ta dini këtë.

Mos u impenjoni duke bërë shumë jashtë klasës suaj

Por nëse e ndieni nevojën për t’u përfshirë, bëjeni këtë me të dyja këmbët. Kam bërë më të mirën që munda me Ekipin Akademik vitin e parë të mësimdhënies, por në realitet, nxënësit meritonin dhjetë herë mbështetjen që u dhashë atyre.

Ndihmoni mësuesit e tjerë

Sepse ju do të keni nevojë për to. Përtej kontrollit tuaj është marrëdhënia juaj me kolegët që do t’ju mbajë kur jeni prapa ose të hutuar. U përqendrova aq shumë në kurrikulumin, mësimin, dhe vetë studentët që e shpërfillën këtë pjesë!

Nëse doni të shkoni shpejt, ecni vetëm; nëse doni të shkoni larg, ecni së bashku.

Lidhja emocionale me nxënësit është e rëndësishme

Marrëdhëniet fillojnë duke u bërë të veçantë për studentët dhe duke i ndihmuar ata që të ndihen të kuptuar, rregulla të qarta në klasë, vendet e përcaktuara në banka etj.

Dija është gjithçka për performancën akademike

Nëse nxënësit përpiqen të lexojnë dhe të shkruajnë, çdo gjë tjetër është një sfidë.

(Përshtati: Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësimet e jetës sipas një mësuesi!
Next Article Sikur nxënësit të mos vlerësoheshin me nota?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?