Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Vijon nisma “Dhuro, gjej, lexo”, pati ndikim të gjerë publik
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Vijon nisma “Dhuro, gjej, lexo”, pati ndikim të gjerë publik

portalishkollor
Last updated: October 29, 2019 3:31 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Intervistë me përgjegjësen e Sektorit të Politikave në Ministrinë e Kulturës, Irena Prici, sa i takon nismës “dhuro, gjej, lexo”. Sipas Pricit, kjo nismë preku koordinata nga veriu deri në jug të Shqipërisë, me një impakt të gjerë publik.

“Libri i preferuar tashmë i dhurohet një të panjohuri, lihet diku në stol, në park, në autobus, kinema, bashkangjitur me një shënim”. 

Ministria e Kulturës e shpalli muajin tetor si “Tetorin e Librit. Nën moton “Dhuro, gjej, lexo” u synua orientimi i shoqërisë drejt kulturës së të lexuarit. Por realisht si u prit kjo nismë? 

Shtrirja që pati “Tetori i Librit”për vitin 2019, preku koordinata nga veriu i Shqipërisë dhe deri në jug. Kjo hartë kishte si objekt dhe subjekt kryesor librin, leximin. Në këtë aspekt, një dukuri e tillë jetike për pasurimin e jetës sociale, përbëri në vetvete një projekt që pati për qëllim të ndërgjegjësonte shoqërinë e sotme, në veçanti brezin e ri, rreth rolit të leximit në emancipimin e klimës sociale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në realitetin e sotëm. Programi i këtij projekti përmbajti nisma, ide dhe  projekte të hartuara nga Ministria e Kulturës nën logon: “Lexo Shqip”. Theksoj që nisma “dhuro, gjej, lexo” u prit shumë mirë, pati impakt të gjerë në publik. Ishte Ministrja Elva Margariti e cila e filloi e para sfidën, duke nominuar tre miq, e më pas zinxhiri vijoi, duke u bërë tashmë virale. Libri i preferuar tashmë i dhurohet një të panjohuri, lihet diku në stol, në park, në autobus, kinema, bashkangjitur me një shënim. Falënderojmë Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për bashkëpunimin në gjithë këto vite. Falënderojmë të gjitha drejtoritë arsimore në rrethe, falënderojmë Bashkinë Tiranë, Shoqatën e Botuesve, Bibliotekën Kombëtare, fakultetin Histori-Filologji si dhe të gjitha klubet e leximit që bënë të mundur realizimin dhe funksionim e kësaj nisme vërtetë interesante. 

Po institucionet arsimore, shkollat e vendit, si iu përgjigjën “Tetorit të Librit”? 

Si asnjëherë tjetër pati aktivitete të shumta në të gjitha shkollat e vendit, me organizime të cilat i kapërcyen pritshmëritë tona. Pati aktivitete pafund, promovime, lexime, dhurime. Mësuesit dhe nxënësit u aktivizuan shumë për të bërë pjesë të orëve mësimore, dhe jo vetëm, aktivitete letrare të larmishme.  

Mendoni se kjo nismë do ta kapërcej kufirin e saj kohor duke qenë se do i përkiste vetëm muajit Tetor?

 “Lexo Shqip” mendoj se do të vijojë edhe në muajt në vazhdim, por kryesisht u përqendrua gjatë muajit tetor, si për të pasur një fillim le të themi. Edhe pse leximi është një proces individual, që shijohet në qetësi, ne duam që ta nxjerrim nga ajo koraca e vetmisë, për ta bërë një motiv të bukur për të qenë së bashku, për të shijuar kënaqësinë që të jep të lexuarit; të ndarit të ndjesive të përjetuara; të ndarit të botëve që kemi zbuluar; të personazheve që kemi njohur; për ndryshimin që jeta jonë ka pësuar, që kur mori në dorë librin e parë. Pra me këtë qëllim mendojmë se publiku do të vazhdoj ta përkrah nismën “dhuro, gjej, lexo”. 

A do reflektojë kjo nismë në zgjedhjen e librave dhe jo të celularëve? 

Zhvillimin e teknologjisë nuk e pengojmë dot, por në Shqipëri lexohet. Te rinjtë lexojnë librin, por lexojnë dhe librin online. 

Keni një mesazh dedikuar të rinjve? 

Dhuroni libra dhe ftoni këdo që të lexojë. Jam e bindur se do t’ju jenë mirënjohës.

N. A. Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dhurogjejlexo
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Orë model në lëndën e historisë, klasa X, shkolla “Ismail Qemali”, Tiranë
Next Article Psikologia Adelina Pjetra: Pasojat e Bullizmit mund të jenë të parikuperueshme.
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?