Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Veçantitë e arsimit fillor në Finlandë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Veçantitë e arsimit fillor në Finlandë

portalishkollor
Last updated: March 24, 2021 4:38 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shteti finlandez i kushton rëndësi të madhe arsimit por edhe rolit të mësuesit që respektohet dhe admirohet absolutisht. Në fakt, konsiderohet superior ndaj shumë profesioneve dhe me autoritet të madh në shoqërinë finlandeze.

“Në shkollën finlandeze nxënësi mëson sepse dëshiron, pa ndonjë stres dhe presion nga mjedisi i shkollës” 

Në sistemin e famshëm dhe kulturën finlandeze nxënësi luan rol qendror në arsim. Nëse gjendeni ndonjëherë atje, mos u habisni kur të shihni nxënës të rinj – tashmë nga klasat e para – duke shkuar në shkollë vetëm në këmbë ose me biçikletë. Fëmijët në Finlandë janë të pavarur nga klasa e parë e shkollës fillore. Duhet të theksohet se arsimi fillor fillon në moshën 7 vjeç dhe përfundon në moshën 13 vjeç. Kurrikula, përveç lëndëve të pritura, përfshin edhe ato të tekstilit dhe zdrukthtarisë, ku praktikohen aftësitë teknike të fëmijëve.  

Shkurtimisht, theksi vihet në zhvillimin e shumanshëm dhe shumë nivelësh të nxënësve pasi që përmes shkollës mësojnë jo vetëm se si të bëjnë ushtrime matematikore ose të shkruajnë një fjali të saktë, por edhe si të qepin një kopsë, të thurin, të presin dru, të bëjnë një objekt prej drurit, ose të ndërrojnë një llambë (në arsimin e mesëm). Për më tepër, nxënësit e të gjitha gjinive marrin pjesë në këto aktivitete dhe përdorin makina qepëse dhe sharra në mënyrë të barabartë. Padyshim, familjarizimi i nxënësve me teknologjitë e reja ndihet nga klasa e tretë e shkollës fillore. Nuk është e pazakontë që studentët të përdorin aplikacione të ndryshme të I-pad gjatë një projekti për të lehtësuar procesin e të mësuarit.  

Puna për shembull në orën e historisë në të cilën nxënësit e klasës së gjashtë punojnë me metodën project based-learning përfshin faza të ndryshme dhe nuk konsistojnë vetëm në mbledhjen dhe regjistrimin e thjeshtë të ngjarjeve historike. Studentët ndahen në nëngrupe pasi të mësuarit në bashkëpunim është një shtyllë kryesore e shkollës finlandeze. Fillimisht, të gjithë bëjnë një lojë tavoline nga materiale të riciklueshme, e cila do të përmbajë pyetje në lidhje me njësinë historike që secili grup shqyrton.  

Në këtë mënyrë, nxënësi merr një rol aktiv në vizatimin, pikturimin dhe kërkimin e burimeve historike. Në fazën e fundit të punës hasim diçka po aq të rëndësishme sa më lart vlerësimi i punës gjatë së cilës studenti me pyetje të hartuara nga mësuesi vetëvlerëson dhe vlerëson në të njëjtën kohë anëtarët e ekipit të tij. Të mësuarit në bashkëpunim është një shtyllë kryesore e shkollës finlandeze. Në klasë, nxlnësit kanë lirinë e lëvizjes dhe drejtojnë mësimin e tyre, ndërsa mësuesi merr rolin e lehtësuesit dhe inkurajuesit. Disiplina ndihet gjatë gjithë qëndrimit të tyre në shkollë dhe prania e mësuesit nuk është e nevojshme që të mbizotërojë heshtja. Përveç klasës, nxënësit punojnë të pavarur në sallën e kompjuterit, si dhe në korridoret e shkollës, ku gjenden stola me jastëkë. 

Gjithashtu, diçka jashtëzakonisht e re është përdorimi i njëjësit nga nxënësit drejt mësuesve. Përdorimi i njëjësit në përgjithësi është traditë finlandeze dhe nuk është tipar i veçantë i arsimit. Sidoqoftë, i jep një ton më miqësor marrëdhënies mësues-nxënës dhe ndoshta zbulon një barazi në marrëdhëniet midis të dyve. Në të vërtetë, duke biseduar me mësuesit kupton se përparësia kryesore në arsimin finlandez janë mundësitë e barabarta. Një nxënës në Finlandë, qoftë në një fshat apo në kryeqytet, duhet të marrë të njëjtën cilësi të arsimit.  

Ky fakt konfirmohet edhe nga fakti se shumica e shkollave në vend janë publike dhe falas. Mësuesi në Finlandë përpiqet t’i trajtojë nxënësit si të barabartë dhe ndërton një marrëdhënie besimi me ta. Detyrimet e nxënësve në shtëpi janë minimale dhe merret si e mirëqenë që nxënësit duhet të kenë kohë për lojë, sport dhe veprimtari të tjera jashtëshkollore.

Programi i edukimit fizik përfshin hokej mbi akull, ski, patinazh mbi akull dhe shumë lojëra të tjera në dëborë pasi në Finlandë ekzistenca e borës është një dukuri e përditshme për të paktën gjysmën e muajve të vitit. Është e qartë se nxënësit ndihen shumë të familjarizuar me shkollën dhe shprehen lirshëm në të. Me të hyrë në shkollë, rrinë me çorape ose veshin pantoflat që lënë atje.  

Dhe shumica e mësuesve mbajnë pantofla në shkollë dhe ndihen rehat dhe të gatshëm për të dhënë mësim. Kjo është diçka e zakonshme në mjediset e brendshme në Finlandë. Po aq të rëndësishme dhe të domosdoshme për jetën në shkollë janë pushimet të cilat zgjasin rreth pesëmbëdhjetë minuta gjatë një ore, ndërsa dreka e përditshme sigurohet falas për nxënësit. Është gjithashtu mirë të dihet se më shumë rëndësi i kushtohet cilësisë sesa sasisë. Disa ditë nxënësit kanë vetëm katër orë shkollë, por gjatë këtyre orëve mbulojnë cilësisht madhësinë e lëndës mësimore.  

Vlen të përmendet gjithashtu se nxënësit nuk fillojnë të gjithë shkollën në të njëjtën kohë, disa arrijnë më vonë në varësi të orarit të tyre ditor. Prandaj është e qartë se shteti finlandez i kushton rëndësi të madhe arsimit por edhe rolit të mësuesit që respektohet dhe admirohet absolutisht. Në fakt, konsiderohet superior ndaj shumë profesioneve dhe me autoritet të madh në shoqërinë finlandeze. Në shkollën finlandeze, nxënësi i vogël mëson sepse e dëshiron, pa stres dhe presion nga mjedisi i shkollës.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASarsimi fillor ne finlandevecantite
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Test kimi, klasa IX, tremujori i dytë
Next Article Kush është MËSUESI im?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?