Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Vatra arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Vatra arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut

portalishkollor
Last updated: March 24, 2023 9:11 am
portalishkollor
Share
SHARE

Këtë javë vatra arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë për mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut. Mësimin do ta mbajë çdo të mërkurë prof. Isuf Ismaili, në një nga klasat në shkollës “Stupmenboden” në Feuerthalen, nga ora 16:00 – 17:45.

Vizioni i “Shkollës Shqipe” në Zvicër (që të hapim sa më shumë pika shkollore dhe të përfshijmë sa më shumë nxënës në orët mësimore të gjuhës amtare) gjithnjë e më tepër jo vetëm që po bëhet realitet, por edhe është shembulli më i mirë, që duhet ndjekur nga të gjithë.

E kush më mirë se mësimi në shkolla mund të na e ruajë gjuhën e kulturën shqiptare! Në kuptimin e kësaj që e thamë, po veprojmë e punojmë me përkushtim, si mësimdhënës të gjuhës shqipe, këtu në mërgim, ndaj po i hapim sa më shumë dyert e shkollave për mësimin e gjuhës sonë. Kështu edhe të mërkurën më, 15 mars 2023 vatra jonë arsimore “ Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë për mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Feuerthalen, në kantonin e Cyrihut. Mësimin do ta mbajë çdo të mërkurë prof. Isuf Ismaili, në një nga klasat në shkollës “Stupmenboden” në Feuerthalen, nga ora 16:00 – 17:45. 

Si zakonisht, çdo hapje e klasave shkollore shoqërohet me gëzimin e papërshkrueshëm të nxënësve, të cilët posa marrin librat në dorë, dallohen për nga buzëqeshja, e cila është e veçantë, sepse më në fund edhe atyre iu jepet mundësia ( edhe pse janë larg atdheut) që ta mësojnë gjuhën e nënës. 

Nxënësit: Rioni, Dori, Amari, Ermali, Seiti, Jasini, Mirlandi, Omeri, Uthmani,Mirlandi, Sandra, Nilayi, Leyahi, Medini, Medina, Ahili dhe Ajani u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që ata t`iu bashkëngjiten në rrugën e diturisë. Vlen të përmendet, se më të gëzuarit në këtë ditë, kur edhe i filluam orët mësimore në gjuhën shqipe, ishin prindërit, të cilët i sollën fëmijët e tyre në oborrin e shkollës. Ata premtuan që do të kontaktojnë edhe me prindër të tjerë, me qëllim që numri i nxënësve shqiptarë të vijë duke u shtuar në Feuerthalen dhe kështu të ketë mundësi  të fillojmë edhe ndarjen e nxënësve në grupe. 

Ky qe një fillim i mbarë, ku nxënësit patën rastin të ndjekin shpjegimet e prof. Isuf Ismailit rreth punës dhe detyrave në këtë tremujorësh, me qëllim që ata të përvetësojnë sa më parë mësimin e gjuhës sonë: shkronjat, fjalët, drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e fjalëve dhe kështu këta fëmijë do të kenë mundësi  të lexojnë dhe të shkruajnë sa më bukur në gjuhën shqipe. 

Mësimi i mirë i gjuhës shqipe është detyrë e secilit shqiptar që e do vendin e tij, kulturën e tij dhe zanafillën e tij! Ndaj poeti ynë i madh,bilbili i gjuhës shqipe Naim Frashëri te vepra e tij për nxënësit shqiptarë “Mësime” ka shkruar kështu: 

“Gjuha e bashkon kombin, e ndriçon, e nxjerrë nga errësira, shpirtin e mendjen e lartëson, vetitë i zbukuron, vetëdijen e të njohurit i lulëzon, vëllazërinë shton e miqësinë e shumon.” 

Shkruan: Vaxhid Sejdiu

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Vatra arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
Next Article “Melodia e shpirtrave”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?