Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Urimi i ministres Kushi për 1 Qershorin: Të punojmë më shumë që fëmijëve tanë të mos u mungojë buzëqeshja
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Urimi i ministres Kushi për 1 Qershorin: Të punojmë më shumë që fëmijëve tanë të mos u mungojë buzëqeshja

portalishkollor
Last updated: June 1, 2021 10:07 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e MASR Evis Kushi ka uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 Qershorit, me anë të një video-mesazhi mjaft të veçantë. Nxënës të disa shkollave 9 vjeçare dhe të mesme kanë dhënë mesazhe nga më të ndryshmet dhe kanë shprehur dëshirat e tyre me rastin e kësaj feste.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 Qershorit, me anë të një video-mesazhi mjaft të veçantë.

“Ata meritojnë të gjitha kushtet për të jetuar një fëmijëri të bukur. E ç’kuptim do të kishte puna dhe mundimi ynë nëse në fytyrën e tyre do të mungonte buzëqeshja?!”– shprehet ministrja. 

Më tej ajo shton se çdo ditë për ta duhet të jetë ‘1 Qershor’, duhet të jetë festë. 

“Prandaj ne do të punojmë fort që t’i rrisim të shëndetshëm dhe të lumtur, që t’i edukojmë siç duhet, që të jenë profesionistët e aftë dhe qytetarët e denjë të së nesërmes” – thotë ajo.

Nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, nxënës të disa shkollave 9 vjeçare dhe të mesme kanë dhënë mesazhe nga më të ndryshmet dhe kanë shprehur dëshirat e tyre me rastin e kësaj feste. 

Në këtë video-mesazh tërheqin vëmendje mesazhet e Emanuelës nga ‘Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë’, dhe Anit, nxënësit të talentuar pianist nga ‘Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë’. 

Emanuela me gjuhën e shenjave përcjell emocion të heshtur dashurie duke thënë “Ne jemi si ju!”, ndërsa Ani me pjesën e tij të luajtur bukur në piano, shoqëron të gjithë video-mesazhin e urimit për 1 Qershorin.  “Zëri arrin aty ku shikimi nuk mundet!” – shprehet pianisti i talentuar. 

Ndërsa Juarti, bën një thirrje dhe lutje të fortë: “Të gjithë të përqafojnë nxënësit me aftësi ndryshe dhe me aftësi të kufizuara!”. Ai shton se “që të gjithë duhet të bëjnë durim dhe t’i mbështesin këta fëmijë dhe nxënës”.

Fëmijë nga shkolla dhe klasa të ndryshme shprehin mesazhe kundër dhunës dhe për lumturinë fëmijëve, mesazh dashurie dhe mbështetjeje për fëmijët që rriten pa prindër, për fëmijët e sëmurë me talasemi dhe leuçemi. 

Gjithashtu ata shprehen kundër bulizmit, ftojnë fëmijët ta duan librin e leximin, ndërsa për fëmijët që jetojnë jashtë Shqipërisë u bëjnë thirrje që të mos e harrojnë gjuhën shqipe. 

Më poshtë mund të shihni të plotë video-mesazhin.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:evis kushiurim per 1 qershorinvideo mesazh
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Udhëzues metodik për zbatimin e kurrikulës së re, klasat I-V
Next Article Sot është dita ime!…
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?