Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Tri lëndë në gjashtë orë”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Tri lëndë në gjashtë orë”

portalishkollor
Last updated: January 11, 2018 9:15 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Tri lëndë në gjashtë orë” është nisma e re e cila do të praktikohet që nga data 1 shkurt në arsimin parauniversitar. Në bazë të kësaj nisme do të ndryshojë në mënyrë thelbësore orari i përditshëm i nxënësve.

“Tri lëndë në gjashtë orë” është nisma e re e cila do të praktikohet që nga data 1 shkurt në arsimin parauniversitar.

Në bazë të kësaj nisme do të ndryshojë në mënyrë thelbësore orari i përditshëm i nxënësve.

Sipas MAS një prej ndryshimeve të nevojshme dhe të domosdoshme për përmirësimin e efektivitetit të procesit të të nxënit të nxënësve është rritja e fleksibilitetit të shkollës për të menaxhuar dhe për të organizuar orarin mësimor.

Në sistemin arsimor parauniversitar, për çdo ditë nxënësit zhvillojnë 4 – 6 orë mësimore, në varësi të nivelit të arsimit (në arsimin fillor 4 – 5 orë / ditë, në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë 5 – 6 orë / ditë). Ora e mësimit zgjat 45 minuta. Aktualisht, shkollat e ndërtojnë orarin mësimor duke planifikuar për çdo ditë lëndë të ndryshme, në varësi të numrit të orëve për secilën klasë, që do të thotë nxënësit zhvillojnë 4- 6 lëndë në ditë.

Ky model i organizimit të orarit, i zhvilluar deri më tani, në shumë raste sjell mbingarkesë të nxënësve, në lidhje me numrin e lëndëve që duhet të studiojnë për çdo ditë (deri në 6 lëndë / ditë), shqetësim i cili shoqërohet edhe me pasoja të tjera, si për shembull:

• Numri i madh i lëndëve që nxënësit zhvillojnë brenda një dite, sjell ngarkesë të përditshme të teksteve dhe të fletoreve, të cilat nxënësit duhet t’i marrin me vete në shkollë. Aktualisht, pesha e çantave që duhet të mbajë një fëmijë e tejkalon raportin peshë çantë/ peshë trupore.

• Në shumë raste gjatë 45 minutave, për zhvillimin e disa lëndëve, mësuesit “marrin kohë” nga pushimet midis orëve ose nga orët e lëndëve të tjera “më pak të rëndësishme”.

• Në disa raste, nxënësve u mungon koha e nevojshme për të kryer detyra që kërkojnë zbatim të njohurive, punë në grup, punë të pavarur etj.

Në bazë të këtij ndryshimi, shkolla mund të riorganizojë orët mësimore të lëndëve, duke zhvilluar për një lëndë, 2 (dy) orë mësimore të njëpasnjëshme (45 + 45), sigurisht me pushimin 5- minutësh ndërmjet tyre. Kjo do të thotë që nxënësi mund të zhvillojë në një ditë 3 lëndë të ndryshme dhe jo 6 lëndë të ndryshme.

Zhvillimi i lëndëve mësimore në dy orë të njëpasnjëshme brenda një dite është një praktikë që zbatohet edhe në vendet e tjera.

Qëllimi i kurrikulës, sipas MAS së re është që të ndërtojë dhe të zhvillojë kompetenca te nxënësit. Kjo do të thotë që gjatë orës së mësimit të përdoren metoda, teknika dhe strategji, të cilat do t’u mundësojnë nxënësve që të ndërtojnë vetë dijet dhe njohuritë e tyre.

Kjo nismë do të zbatohet në të gjitha shkollat e arsimit bazë dhe arsimit të mesëm të lartë.

Referuar kësaj nisme, shkollat kanë lirinë dhe fleksibilietin të riorganizojnë orët mësimore për secilën lëndë, të përcaktuara në planin mësimor të arsimit bazë dhe arsimit të mesëm të lartë, duke bërë grupime të këtyre orëve.

Brenda një dite mësimi, një lëndë mund të zhvillohet në dy orë mësimore të njëpasnjëshme (45 minuta + 45 minuta), me 5 minuta pushim në mes. Pushimi i madh mund të zhvillohet pas 2 orëve të para. Dhe pas 2 orëve të dyta mund të bëhen 10 minuta pushim.

Lajmi është publikuar në profilin zyrtar nga zv/ministrja Besa Shahini.

Sakaq, ju bëjme me dije se udhëzimi i Ministrisë Arsimit, Sportit dhe Rinisë për kë formë të re organizimi të mësimit në sistemin arsimor parauniversitar nuk është publikuar ende në faqen zyrtare. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:besa shahinilende
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pse çdo mësues duhet të jetë i veçantë?
Next Article Të edukojmë të dëgjuarit në bashkëbisedim
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?