Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Trëndafili i egër, përfitimet e shumta për shëndetin tonë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Trëndafili i egër, përfitimet e shumta për shëndetin tonë

portalishkollor
Last updated: December 9, 2016 1:47 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Doni të përmbushni nevojat për vitaminën C? Mbështetuni tek trëndafili i egër. Jo të gjithë e dinë se mbledhja e kokrrave të kuqe të trëndafilit të egër mund të prodhojë një çaj që forcon sistemin tonë imunitar. Trëndafili i egër është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme. I pasur me anti-oksidantë, trëndafili i egër është një anti-inflamator natyral. Ja si mund të shfrytëzoni të mirat që kokrrat e kuqe sjellin për shëndetin tuaj.

Trëndafili i egër është përmendur për vlerat e tij që në antikitet. Sot është e mundur që ta mblidhni në fshatra apo në male. Është një bimë që gjendet lehtë dhe kacavirret pranë shkurreve. Shqipëria është e pasur me trëndafil të egër. Lulet e tij janë të vogla, krahasuar me trëndafilat që mbjellin në shtëpi dhe kanë një ngjyrë roze të lehtë. Pas një farë kohe petalet bien dhe mbetet një si formë boçeje, në ngjyrë të kuqe të thellë. Nuk kanë më as aromë dhe kokrrat janë të forta. Duhet të kemi kujdes se mos e ngatërroni me lloje të tjera bimësh helmuese. Periudha ideale e mbledhjes së kokrrave të kuqe është fundi i vjeshtës dhe dimri, pas acarit të parë.

Për përgatitjen çajit nevojiten 7 kokrra të copëtuara mirë të frutit, të cilat hidhen në një enë me ujë dhe lihet të zihen për 10 minuta. Më pas ëmbëlsohet dhe pihet çdo ditë para buke. Në mesjetë, trëndafili i egër përdorej për të lehtësuar dhimbjet e fytit dhe për të trajtuar sistemin e frymëmarrjes. Tashmë është zbuluar se ai ka edhe veti të tjera shumë të mirë për organizmin tonë.

Duke u nisur nga pesha, trëndafili i egër përmban  40-50% më shumë vitaminë C se portokalli. Përgatitja e një doze lëngu, përdoret edhe si tonik. Në saj të përbërëseve anti-inflamator, kjo bimë e çmuar ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe në plakjen e parakohshme. Lyeni pak pambuk me lëngun magjik dhe më pas kalojeni atë në fytyrë. Impakti është: një ndjejë e këndshmedhe e freskët. Lëngu përmban minerale, carotenoids, flavonoide dhe tanine.

Carotenoids është substancë anti-kancerogjene. Ato mund të minimizojnë rrezikun e fshikëzës, zorrës së trashë, prostatës dhe kancerin e gjirit.

Flavonoidet, është pohuar se ndihmojnë për të parandaluar çrregullimet e sistemit nervor në moshë të shtyrë. Përveç efekteve pozitive në proceset inflamatore si dhe në precipitimin e shtresave të proteinës, flavonoidet ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

Taninet janë astrigent, komponime polifenolike që mund të gjenden në disa bimë.

Trëndafili i egër stimulon metabolizmin lufton lodhjen dhe pastronorganizmin. Përbërësi i astingentit që gjendet tek kokrrat e kuqe janë si një antibiotik dhe ilaç natyral, që ndihmojnë për përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe të qarkullimit të gjakut. Gjithashtu lehtëson inflamacionin e fshikëzës dhe dhimbjet. Lëkurë e re dhe elastike, sistem i fortë imunitar dhe një eliksir i shëndetit kundër ftohjes dhe sëmundjeve të tjera. Një ndihmesë të madhe u kanë dhënë të sëmurëve me anemi. Për rritjen e numrit të rruazave të kuqe në gjak dhe të hemoglobinës, mjekët këshillojnë që të sëmurët të pinë 2 herë në ditë nga një gotë me çajin e përftuar nga frutet e copëtuara të bimës. Konsumimi i çajit të trëndafilit të egër ndikon në parandalimin e sëmundjeve të mushkërisë të shkaktuara nga ftohja ose pirja e tepërt e cigares. Gjithashtu ai është edhe një qetësues i dhimbjeve të stomakut dhe fryrjes së barkut gjatë ftohjes, dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:trendafilivitamina
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mira Kotobelli, drejtoreshë e shkollës “Sinan Tafaj”: “Pa e njohur individin, mos nxirr asnjëherë konkluzione”
Next Article “Hapni sytë”, fushatë për sigurinë në internet
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?