Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Trajnohen 250 mësues për gjuhën angleze në klasat e para/ Kushi: Teknikat e reja rrisin cilësinë e mësimdhënies
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Trajnohen 250 mësues për gjuhën angleze në klasat e para/ Kushi: Teknikat e reja rrisin cilësinë e mësimdhënies

portalishkollor
Last updated: June 8, 2022 9:41 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja Kushi theksoi se këta mësues tashmë janë më të informuar rreth teknikave të reja të mësimdhënies për të angazhuar dhe mbajtur nxënësit e rinj, dhe gjithashtu kanë mësuar se si të promovojnë dhe rrisin bashkëpunimin në mënyrë që të ndërtojnë kapacitete dhe të ndajnë përvojat.

Është organizuar ceremonia e ndarjes së certifikatave të 250 mësuesve, të cilët u trajnuan nga Korpusi i Paqes në bashkëpunim me ASCAP për mësimdhënien e gjuhës angleze në klasat e para. 

Në këtë ceremoni merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, Drejtoresha Rajonale e Korpusit të Paqes për Evropën, Mesdheun dhe Azinë Rebeça Gong Sharp, Drejtoresha e Korpusit të Paqes Shqipëri & Mali i Zi Megan Wilson, Drejtoresha e USAID në Shqipëri Mischere Kawas, si dhe Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar Gerti Janaqi,

Ministrja Kushi theksoi se kjo iniciativë është në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026, sepse rrit cilësinë në mësimdhënien e gjuhës angleze, kësaj gjuhe globale e cila tashmë është një domosdoshmëri për integrimin në shoqërinë e këtij shekulli.

Ajo shtoi se këta mësues tashmë janë më të informuar rreth teknikave të reja të mësimdhënies për të angazhuar dhe mbajtur nxënësit e rinj, dhe gjithashtu kanë mësuar se si të promovojnë dhe rrisin bashkëpunimin në mënyrë që të ndërtojnë kapacitete dhe të ndajnë përvojat.

Kushi ka falënderuar për mbështetjen qeverinë amerikane, USAID dhe Vullnetarët e Korpusit të Paqes për kontributin në realizimin e këtij trajnimi dhe rritjen profesionale të mësuesve.

Në këto 26 trajnime të zhvilluara në mbarë vendin midis marsit dhe qershorit 2022, u realizuan falë partneritet mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Korpusit të Paqes së Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe ASCAP, me mbështetjen e USAID.

Disa nga temat e trajtuara ishin: Përfitimet nga mësimi i hershëm i gjuhëve të huaja; menaxhimi i nxënësve të rinj; teknikat e mësimdhënies për të angazhuar nxënësit e rinj; promovimi dhe rritja e bashkëpunimit për të ndërtuar kapacitete dhe për të shkëmbyer përvoja, etj.

Kaltra Tafani

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:cilesia e mesimdheniesgjuha anglezeklasat e paratrajnohen mesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Puna më e thjeshtë është vlerësimi! – Senada Demushi
Next Article Shkrimi i gjuhës shqipe para 1908-ës/ Projekt nga nxënësit e klasës së X-F, gjimnazi “Themistokli Gërmenji”, Korçë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?