Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Trajnim i suksesshën në qendrën e trajnimeve “Albas”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Trajnim i suksesshën në qendrën e trajnimeve “Albas”

portalishkollor
Last updated: September 16, 2019 1:17 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Cilësia, debate, performanca e lartë, diskutimi, njohuritë, infrastruktura, mbështetja teknike, trajnierë të mirëformuar mbushin çdo boshllëk sado të vogël, që mësuesit mund të kenë në lidhje me arsimin…

Qendra e Trajnimeve “Albas”, vjen me shumë risi. Kurrikulat e reja, shoqërohen me paqartësi nga ana e mësuesëve, ndaj lind nevoja dhe domosdoshmëria për të marrë pjesë në trajnime. Mënyra si fitoni kreditet te qendra e trajnimeve “Albas” bën diferencën. Cilësia, debate, performanca e lartë, diskutimi, njohuritë, infrastruktura, mbështetja teknike, trajnierë të mirëformuar krijojnë klimën pozitive dhe mbushin çdo boshllëk sado të vogël, që mësuesit mund të kenë në lidhje me arsimin në përgjithësi, por edhe me lëndën e tyre specifikisht. QTPA mbylli një trajnim mjaft të suksesshëm mbi temën “Menaxhimi i klasës”, me trajniere Natasha Poroçanin. Trajnimi është për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Kuptimi i termit “menaxhim”

Menaxhimi parashikon një sërë veprimtarish të cilat në varësi të kontekstit në të cilin zhvillohen marin kuptimin e duhur. Menaxhimi në arsim përbën një nga shqetësimet kryesore të mësuesve, drejtuesve dhe pridërve sot (të menaxhosh kohën, hapësirën, sjelljet e fëmijëve, prindërit, kolegët, problematika dhe risi që dalin gjatë punës…etj.) 

Menaxhimi i komunikimit 

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit bëjnë pjesë në llojin e kompetencave kyçe, në kurrikulën bërthamë në arsimin fillor. “Me qëllim që fëmijët dhe të rinjtë të zhvillojnë personalitetin, të nxënë dhe të marrin pjesë aktive në shoqëri, është me rëndësi që t’i kuptojnë mesazhet që u drejtohen dhe të shprehen në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, shenjave, kodeve dhe formave artistike. Për t’u bërë komunikues efektivë, nxënësit ndihmohen që të shfrytëzojnë në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese mjetet dhe mundësitë e komunikimit dhe të të shprehurit” 

Menaxhimi i mësimit ka të bëjë me drejtimin dhe organizimin e veprimtarive të tilla të të nxënit duke synuar që të maksimalizohet përfshirja produktive e nxënësit në mësim 

Menaxhimi i mirë i klasës është mënyra se si realizohet komunikimi i nxënësve me mësuesin, i nxënësve mes tyre përgjatë procesit mësimor. Ai fokusohet gjithashtu te mënyra e organizmit të nxënësve, mjeteve mësimore, procesit të mësimdhënies dhe instrumentave që mirërealizojnë mësimnxënien.

Marrëdhënia midis menaxhimit të sjelljes së fëmijëve dhe procesit të mësimdhënies

Kur flasim për shfaqje të sjelljes së fëmijëve, duhet të tregohemi sa më objektivë në përcaktim. 

Diapazoni i gjerë i sjelljeve të padëshiruara të fëmijëve, bën që dhe mënyrat e trajtimit të rasteve nga mësuesit të jenë të shumta.  

Tipet më të shpeshta të një sjellje të tillë janë:

• Të folurit jashtë radhe ose pa leje

• Të qënit i zhurmshëm

• Mungesa e vëmendjes ndaj mësuesit

• Moskryerja e detyrës së ngarkuar

• Ngritja pa shkak nga vendi

• Ngacmimi ose pengimi në punë i fëmijëve të tjerë

• Refuzon të hajë ushqimin 

• Nuk ndahet nga prindi në mëngjes 

• …  etj. 

Edhe studime të tjera, kanë treguar se mënyra sesi mësuesit menaxhojnë sjelljen e fëmijëve, ndikon në procesin e mësidhënies. Ata pohojnë se nga menaxhimi i mirë i tyre dhe trajtimi me seriozitet i situatave, ndikon drejtpërsëdrejti në krijimin e një mësimdhënie të suksesshme

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBAStrajnime
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Një fillim i ri për të gjithë nxënësit
Next Article Planifikim vjetor, TIK
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?