Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Toka në shkollë”, Kushi shpall konkursin dhe jep mesazhin për nxënësit dhe mësuesit: Kujdesuni për kopshtet edhe gjatë verës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Aktualitet

“Toka në shkollë”, Kushi shpall konkursin dhe jep mesazhin për nxënësit dhe mësuesit: Kujdesuni për kopshtet edhe gjatë verës

portalishkollor
Last updated: January 28, 2025 2:13 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja Kushi shpalli konkursin e vlerësimit të kopshtit më të mirë , fituesi i të cilit do të përcaktohet nga vlerësimet e publikut dhe do të shpallet më 17 qershor. Ndërkohë, Ministrja Kushi tërhoqi vëmendjen edhe tek kujdesi për këto miniparcela gjatë stinës së verës, kur shkollat janë pushim.

Gjatë këtij viti shkollor nxënësit u bënë pjesë e një prej nismave më të dashura “Toka në shkollë”, duke ndërtuar miniparcela e kopshte në të gjitha shkollat e vendit me kreativitetin dhe duart e tyre, me produkte bujqësore, bimë dhe lule të zonave ku ata jetojnë. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi shpalli konkursin e vlerësimit të kopshtit më të mirë , fituesi i të cilit do të përcaktohet nga vlerësimet e publikut dhe do të shpallet më 17 qershor 2023.

Ndërkohë, Ministrja Kushi tërhoqi vëmendjen edhe tek kujdesi për këto miniparcela gjatë stinës së verës, kur shkollat janë pushim. 

“Tashmë që jemi në fund të vitit shkollor, kjo është edhe një thirrje që të gjithë së bashku të vazhdojmë të kujdesemi për këto kopshte sipas një kalendari të organizuar nga mësuesit për çdo klasë apo grup nxënësish, në mënyrë vullnetare edhe gjatë pushimeve verore. Kështu të dashur nxënës, ju do të kujdeseni që kopshti që keni ndërtuar së bashku me mësuesit dhe prindërit me aq shumë dashuri, të jetë po kaq i bukur edhe kur të ktheheni në shtator për vitin e ri shkollor. Mbarësi të gjithëve dhe shumë suksese! ” – shkruan ministrja.

Deri tani, qindra shkolla kanë dërguar foto të shkrepura gjatë punës së nxënësve me tokën, mbjelljes apo vjeljes së prodhimeve në kopshte me larmishme prodhimesh bujqësore, bimësh aromatike dhe dekorative.

“Faleminderit  të gjithë nxënësve, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave që na u bashkuan në një nga nismat tona më të dashura, të cilët me mbështetjen edhe të prindërve dhe komunitetit, nëpërmjet miniparcelave në shkolla mësojnë më shumë mbi vlerën e tokës, proceset praktike të kultivimit të qëndrueshëm të saj, si dhe përforcojnë lidhjen e tyre me natyrën.”

Qëllimi i nismës “Toka në shkollë” është për të nxitur nxënësit të mësojnë vlerën e tokës. 

Nxënësit nën drejtimin e mësuesve të tyre dhe me mbështetjen e prindërve dhe komunitetit, mësuan edhe më tepër mbi vlerën e tokës, proceset praktike të kultivimit, por edhe të përforcuan lidhjen e tyre me natyrën dhe të mirat që marrim nga kujdesi për të.

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:miniparcelatserrat ne shkolletoka ne shkolle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kontrata Kolektive e Punës vjen me disa risi për punonjësit e arsimit parauniversitar
Next Article Notat e provimit të Gjuhës së Huaj, Matura 2023
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?