Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Ti mund ta mbash 4-ën tënde dhe unë do ta mbaj ëndrrën time”…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

“Ti mund ta mbash 4-ën tënde dhe unë do ta mbaj ëndrrën time”…

portalishkollor
Last updated: October 27, 2022 9:10 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo është historia e një të riu me emrin Monty. Një ditë në këtë shkollë atij iu kërkua të shkruante një letër për atë që donte të bëhej në jetën e tij kur të rritej. “Kthehu në shtëpi dhe përserite provimin”, i tha mësuesi. Ai u largua nga shkolla dhe u takuan pas 30 vitesh…

Kjo është historia e një të riu me emrin Monty, i cili ishte djali i trajnerit të kuajve, që shkonte në stalla, pista garash, ferma, stërvitje kuaj. Si rezultat, karriera e shkollës së mesme të djalit u ndërpre vazhdimisht.

Një ditë në këtë shkollë atij iu kërkua të shkruante një letër për atë që donte të bëhej në jetën e tij kur të rritej. Atë natë djali shkroi një letër me shtatë faqe ku përshkruante qëllimin e tij për të pasur një fermë kuajsh.

Ai e shkroi ëndrrën e tij në detaje dhe madje vizatoi diagramin e një ferme prej 200 hektarësh dhe të gjitha gjërat që do të përfshinte në fermën e tij si ndërtesa, pista etj. Ai vizatoi planimetri të detajuara për gjithçka që ëndërronte të zotëronte një ditë.

Të nesërmen ai ia dorëzoi këtë projekt mësuesit të tij. Pas dy ditësh ai mori letrën e tij me notën “4” sipër. Mësuesi i kërkoi që ta takonte pas orës së mësimit.

Pasi mësimit djaloshi Monty shkoi të takonte mësuesin dhe e pyeti: “Pse mora 4-ër?

Mësuesi tha: “Kjo ëndërr është shumë joreale, pasi të duhen shumë para për të blerë tokë, për të paguar kuajt dhe më vonë për gjëra të tjera për t’u paguar. Ju nuk keni para. Nuk ka asnjë mënyrë që ju mund ta bëni atë ndonjëherë. Shkruani qëllimin më realist dhe unë do të rishqyrtoj notën tënde.”

Atë ditë djali mendoi shumë për këtë dhe më pas shkoi te babai i tij se çfarë të bënte. Pasi e dëgjoi problemin e tij, babai i tij u përgjigj: “I dashur bir, ky është vendimi yt dhe duhet të vendosësh për këtë pasi është e rëndësishme për ty”.

Pas një jave kur djali dorëzoi përsëri letrën, ai dha të njëjtën letër që dha më parë pa bërë asnjë ndryshim në të duke thënë në fund: “Ti mund ta mbash 4-ën tënde dhe unë do ta mbaj ëndrrën time”.

30 vite më pas, pasi mësuesi i së njëjtës shkollë shkoi në një ekskursion me fëmijë për të parë ferma për një javë, në rrugën e tyre ata mbërritën në afërsinë e një ferme të madhe me ndërtesa dhe makineri që rrethonin një shtëpi të madhe. Për habi, ishte ferma e të njëjtit djalë, të cilit një herë ai i vuri 4-ër në provim.

Por duke kuptuar se çfarë bëri në atë kohë para se të largohej nga ferma, ai tha: “Shiko Monty, mund t’jua them këtë tani. Kur isha mësues, isha vjedhës ëndrrash dhe ua bëra këtë shumë fëmijëve, ngaqën ndjehesha i dështuar për veten time. Fatmirësisht ju kishit mjaftueshëm guxim për të mos hequr dorë nga tuajat.”

Mësimi i parë:

Mos i çoni për miratim ëndrrat. Mbajini ato të fshehta në zemrën tuaj, sepse shumica e njerëzve atje jashtë janë vjedhës ëndrrash, ata më shumë do t’ju pengojnë sesa ndihmojnë me realizimin e ëndrrës tuaj. E nëse nuk do të mund t’ju vjedhin ëndrrën ata do t’ju vjedhin kohën.

Mësimi i dytë:

Universi nuk pranon ëndrra të mjegullta. Universi pranon ëndrra të detajuara mirë, ndaj shikojeni ëndrrën tuaj me sytë e mendjes, dëgjoni çfarë zërash vijnë kur jeni brenda saj,  kushtoni vëmendje çfarë prekni e çfarë arome nuhatni dhe çfarë ndjesish keni kur hyni brenda saj. Me detaje të hollësishme. Atëherë dhe vetëm atëherë do të bëhet e juaja.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rritet interesi i nxënësve për shërbimin dentar falas, Dr. Irida Xhangolli: Gama e shërbimeve është zgjeruar
Next Article “Ngashërimi i tokës kundrejt njeriut”, poezi nga mësuesja Albana Toçka
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?