Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Teuta Braçaj: “Përpara se të jem drejtuese, jam një mësuese”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Teuta Braçaj: “Përpara se të jem drejtuese, jam një mësuese”

portalishkollor
Last updated: December 12, 2016 1:52 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Quhet Teuta Braçaj dhe është drejtoreshë e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Kjo shkollë është ndër shkollat më të mira në kryeqytet, madje disa e cilësojnë si shkollën më të mirë. Në një intervistë për Portalin Shkollor drejtoresha na tregon gjithçka për “më të mirët”.

Si është për ju të jeni drejtuese e “shkollës më të mirë në kryeqytet”?   

Të jesh drejtuese e një shkolle të tillë është detyrë, përgjegjësi dhe privilegj. Së bashku me stafin pedagogjik kemi detyrën për të ruajtur emrin e shkollës dhe për ta ngritur atë edhe më lart. Për të arritur këtë qëllim duhet shumë punë, pasion, bashkëpunim, vizion e përgjegjshmëri. Emri i mirë i shkollës të ndihmon që për çdo ide dhe projekt, të gjesh mbështetje e përkrahje. Sa për pjesën “shkolla më e mirë në kryeqytet” ka disa partnerë që e bëjnë të tillë. Së pari janë mësuesit, së dyti nxënësit dhe së treti partneriteti me prindërit. Bashkëpunimi mes të gjithëve të bën drejtuesen e shkollës më të mirë në kryeqytet.

Është e vështirë të punosh me “më të mirët”?

Po dhe Jo.

Po, sepse ata gjithmonë synojnë për më lart dhe për të arritur këtë nevojitet më shumë punë e vendosmëri.

Jo, sepsemë të mirët ta lehtësojnë kërkimin dhe rezultati i punës është ai që ke kërkuar.

Sa nxënës ka në shkollën “Petro Nini Luarasi”?

1349 nxënës.

Si është marrëdhënia juaj me mësuesit? Po me nxënësit?

Përpara se të jem drejtuese unë jam një mësuese! Marrëdhënia ime me mësuesit është e bazuar mbi bashkëpunimin, respektin e dashurinë.

Për nxënësit kam dy role, edhe edukuese edhe nënë. I mirëkuptoj, i respektoj, i këshilloj ashtu si çdo edukatore dhe nënë e brezit të ri.

Çfarë iu përsërisni vazhdimisht nxënësve, po mësuesve?

Nxënësve shpesh ju them të mësojnë për t’u formuar dhe për t’u bërë qytetarë të këtij vendi. Vetëm në këtë mënyrë do jenë të aftë për t’u përballur me sfidat që i presin në të ardhmen.

Mësueseve ju përsëris vazhdimisht se vetëm me pasionin për profesionin e mësuesit dhe me idealizëm mund të bëjmë diçka ndryshe nga të tjerët!

Cila është motoja e shkollës?

Arsim dhe edukim gjatë gjithë jetës!

Si është atmosfera e festave në shkollën tuaj? Keni nisur përgatitjet për të festuar?

Atmosfera është e bukur! Është e bukur sepse është magjike. Fëmijët janë magjikë! Përgatitjet kane nisur, por nuk po zbulojmë surprizat.

Cili është urimi juaj për festat e fundvitit?

Viti 2017 le të jetë viti i suksesit dhe i arritjeve për këdo! Paqe, mirësi e lumturi! Falni sa më shumë dashuri sepse jeta është e bukur dhe duhet trajtuar si e tillë. Gëzuar!

(Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesshkolle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Hapni sytë”, fushatë për sigurinë në internet
Next Article Rita Petro: Të provokosh një shoqëri vetëm me një fjalë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?