Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Testimi falas i mësuesve për COVID 19, domosdoshmëri dhe garanci minimale për shëndetin e tyre dhe të nxënësve
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Testimi falas i mësuesve për COVID 19, domosdoshmëri dhe garanci minimale për shëndetin e tyre dhe të nxënësve

portalishkollor
Last updated: September 9, 2020 8:45 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Testimi falas i mësuesve për COVID 19, para se të fillojë viti i ri shkollor është një domosdoshmëri dhe garanci minimale për shëndetin e mijëra mësuesve dhe nxënësve. Artikull nga Dr. Qamil DIKA, pedagog i shëndetit publik dhe edukimit shëndetësor.

Me rifillimin e vitit të ri shkollor ende nuk është parashikuar asnjë skenar se si mund të mbrohet shëndeti i 40.000 mësuesve nga kolegët e tyre të cilët janë potencialisht të infektuar nga COVID 19 përgjatë kësaj periudhe.

Mijëra prej tyre (kryesisht ata të grup moshës 50 – 65 vjeç) kanë patologji bashkëshoqëruese të cilat përbëjnë risk të lartë për ndërlikime të mëtejshme dhe me pasoja shumë serioze për jetën e tyre në rast infektimi me COVID 19.

Shumë prej tyre mund të jenë pacient kronik që trajtohen dhe marrin mjekime në mënyrë periodike.

Mbi këtë grup vulnerabël i cili mund të rezultojë tejet fatal jo vetëm në drejtim të shtimit të numrit të infektuarve, por edhe në drejtim të shtimit të numrit të vdekjeve në popullatë, nuk është komunikuar asnjë databaze apo plan i qartë nga strukturat shtetërore përkatëse mbi ruajtjen e shëndetit të mësuesve dhe punonjësve të tjerë në shkolla.

Vende të tjera fqinje kanë parashikuar një plan të qartë masash për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve, ku përfshihet edhe testimi falas për COVID 19 për mësuesit së paku para se të nisi fillimi i vitit të ri shkollor.

Asnjë qartësim nga strukturat përkatëse nuk ka në lidhje me këto çështje:

  1. Sa është përqindja e mësuesve që i përkasin grupmoshës 50-65 vjeç?
  2. Sa nga këta janë pacientë kronike (me sëmundje që kanë risk të lartë në rast prekje me COVID 19) të cilët trajtohen për patologjitë e tyre?
  3. A do t’i behet tamponi dhe analizat serologjike FALAS mësuesve para se të filloj shkolla (duke garantuar kështu mos kontaminimin e kolegëve dhe nxënësve)?
  4. A do të bëhet në mënyrë periodike tamponi dhe analizat serologjike FALAS mësuesve deri kur të vaksinohet popullata?
  5. A duhen lejuar ky grup mësuesish “pacientë” të rifillojnë vitin e ri shkollor në këto kushte specifike pa i garantuar atyre të paktën testimin falas për komunitetin ku ata punojnë?

Dr. Qamil DIKA

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesuesshendetitestimi falas
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pse te disa fjalë shtojmë “j” mes dy zanoreve dhe te disa jo? Ja arsyeja!
Next Article Provimi i shtetit në mësuesi, lista e kandidatëve Gjuhë Angleze, Gjermane, Italiane dhe Frënge
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?