Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Të ndryshëm, por të barabartë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Të ndryshëm, por të barabartë

portalishkollor
Last updated: November 4, 2020 11:29 am
portalishkollor
Share
SHARE

Vetëm përpjekja e të parit të njerëzve në formën e pikave me të njëjtën formë e madhësi, do t’ju bëjë të vlerësoni akoma e më shumë ngjyrën e tyre dhe vetëm atëherë do të kuptoni veçantinë e vërtetë të shoqërisë së sotme.

Një nga problemet kryesore të shoqërisë së sotme është të paragjykuarit e njerëzve nga ajo çfarë duken e jo nga ajo që janë në të vërtetë. Është diçka e sigurt që secili prej nesh ka diçka unike në thelb, gjë që e identifikon këtë person nga një grup shoqëror. Mos u përpiqni të imitoni atë çka e bën një person unik sepse do të jeni gjithmonë kopja e dytë më pak interesante; në vend të kësaj përpiquni të zhvilloni aftësinë tuaj që ju bën ju të veçantë e të pakapshëm dhe nëse arrini drejt këtij zhvillimi do jeni gjithmonë të kënaqur me rezultatin. 

Më pëlqen ta përfytyroj botën si një pikturë gjigante në të cilën secili prej nesh vendos një pikë me një ngjyrë të ndryshme dhe nëse ndonjëri nuk e bën këtë atëherë piktura duke e paplotësuar, e shëmtuar e mbi të gjitha jo interesante. Në fund të fundit piktura karakterizohet nga pika, pika me të njëjtën formë, pika me të njëjtën madhësi por është pikërisht ngjyra ajo çka i bën këto pika të ndryshme dhe janë pikërisht ngjyrat  çka e bëjnë pikturën interesante, të bukur, të shndritshme e plotë jetë. Në fjalë të tjera secili prej nesh ka vlerat e tij, vlera të cilat nuk mund te shkelen nga askush, secili prej nesh ka diçka të veçantë dhe është pikërisht kombinimi i këtyre vlerave të veçanta që bëjnë të mundur një botë shumëngjyrëshe. 

Për ju që mendoni se larmishmëria është diçka e mërzitshme pa vlera është e domosdoshme të dini se falë larishmërisë, kombinimit të ideve e të njerëzve të zgjuar dhe më pak të zgjuar, të të gjatëve e të shkurtërve, të njerëzve me ngjyrë e pa ngjyrë, të njerëzve të pasur e të varfër jeni duke shijuar një botë të larmishme. Është pikërisht rezultati i kombinimit të ideve të larmishme të këtyre njerëzve të ndryshëm ajo që i jep kuptim kësaj bote. Kështu që përpara se të shprehni mospëlqimin tuaj rreth larmishmërisë mendoni fillimisht se si do të ishte bota në qoftë se nuk do të kishte qenë i mundur zhvillimi i të ashtuquajturës larmishmëri. 

Dhe mos harroni se vetëm përpjekja e të parit të njerëzve në formën e pikave me të njëjtën formë e madhësi do t’ju bëjë të vlerësoni akoma e më shumë ngjyrën e tyre dhe vetëm atëherë do të kuptoni veçantinë e vërtetë të shoqërisë së sotme. 

Luisi Grublleshi, Klasa e 9-të A, shkolla “Ali Demi”, Tiranë

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:eseluisi grublleshite ndryshem por te barabarte
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mjekja pediatre Ilsa Mula Kraja: Virozat e stinës te fëmijët dhe si dallohen ato nga COVID-19
Next Article A po i nxisim fëmijët të lexojnë shpejt?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?