Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Të mësojmë mbi të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Të mësojmë mbi të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen

portalishkollor
Last updated: January 18, 2017 10:43 am
portalishkollor
Share
SHARE

Besim Dani, mësuesi i historisë në gjimnazin “Skënderbeu” Krumë në një intervistë tregon për ngjarjet historike që i kanë mbetur në mendje si dhe përcjell mesazhe të forta për nxënësit e tij.

Është e vështirë të tërheqësh vëmendjen e nxënësve gjatë gjithë orës së mësimit. Por profesori i historisë Besim Dani në shkollën “Skënderbeu” në Krumë ia del mbanë. Ai di të zgjojë interesin e nxënësve duke përdorur fjalë të thjeshta, të qarta shkencërisht, bashkëbisedon me ta në inters të së resë si dhe nëpërmjet gërshetimit ndër lëndor arrin të nxisë interesin e nxënësve për orën e historisë.

Cila është ngjarja historike më e veçantë në këndvështrimin tuaj dhe përse?

Ngjarja më e rëndësishme është Revolucioni Industrial sepse ka shënuar ndryshime të shpejta për shoqërinë njerëzore në mënyrën e bërjes së gjërave. Ky ndryshim kishte të bënte me tranzicionin nga punishtet e vogla në fabrika të mëdha, për rrjedhojë krijimin e një numri të madh produktesh në dobi të njerëzimit, duke ndryshuar në themel mënyrën e jetesës.

Cili është “personazhi” historik më i dashur për ju?

Personazhi më i dashur historik është ish-presidenti i SHBA UILLSON i cili në Konferencën e Paqes mbrojti çështjen shqiptare përballë synimeve shoviniste për copëtim duke mbrojtur idenë e krijimit të shtetit shqiptar.

A jeni duke lexuar një libër tani, si titullohet?

Momentalisht nuk jam duke lexuar ndonjë libër.

Cila është ajo pyetje që ju ka bërë një nxënës dhe ju ka mbetur në mendje?

Përse O. Bismark me politikat e tij sociale mbrojti interesat e shtresës së varfër, kur vet vinte nga shtresa e pasur?

Çfarë i tërheq më shumë nxënësit gjatë orës së historisë?

Rrëfimi i ngjarjeve të ndryshme historike të regjimit komunist të përjetuara nga mësuesi në periudhë kohore.

Histori, ose të rrëfesh ngjarje, sa e vështirë është për ju të tërhiqni vëmendjen e nxënësve gjatë gjithë orës së mësimit?

Përdorimi i fjalëve të thjeshta, të qarta shkencërisht, bashkëbisedimi në interes të së resë si dhe gërshetimi ndër lëndor nxit interesin e nxënësve për orën e historisë.

Cila është këshilla që u jepni vazhdimisht nxënësve tuaj?

Të mësojmë mbi të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:besim danimesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Drejtori i gjimnazit “Skënderbeu”: “Të jesh drejtues është përgjegjësi dhe privilegj”
Next Article Pesëvargëshi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?