Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Të hysh në botën e fëmijëve, pa trokitur…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Të hysh në botën e fëmijëve, pa trokitur…

portalishkollor
Last updated: April 1, 2019 8:57 am
portalishkollor
Share
SHARE

Fjala e fëmijëve është më e natyrshmja, më e çiltra. Dhe sa herë hyn në këtë magji fjalësh, kupton se mirësia e tyre është më e pastër se gjithçka që frymon. EMOCION.

Të merresh me redaktimin e librave, sidomos me materiale që i përkasin letërsisë për fëmijë, është si të hysh në parajsën shumëngjyrëshe të pastërtisë dhe dëlirësisë së tyre. Është si të bashkëbisedosh me ta, të ndalosh e të veprosh me ta, t’i dëgjosh dhe të pranosh përgjigjet e tyre, të qash e të qeshësh me ta, të trishtohesh dhe të gëzohesh me ta, të mësosh prej tyre. 

Ata janë simboli i mirësisë, i dashurisë për njerëzit më të afërt të familjes, por jo vetëm për ta. Gojëmbël, çamarrokë, të padjallëzuar në pastërtinë e tyre, admirues të kafshëve, të luleve, të të gjitha qenieve frymuese, pasqyrë e bukurisë natyrore dhe njerëzore. 

A ia dalin ata që me dëlirësinë dhe mirësinë e tyre t’i ndryshojnë njerëzit me të cilët udha i ndesh? A triumfon mirësia e tyre në një botë ku ligësia, thashethemet, varfëria, djallëzia bashkëjetojnë? A mundin ata t’u thonë të gjithë fëmijëve, se jeta është më e shëndetshme, më e bukur, më kuptimplotë nëse e do me gjithë shpirt gjithçka që të rrethon? 

Po, ata munden! Dhe jo vetëm si personazhe në librat për fëmijë, por edhe në jetën e vërtetë. Historia dhe magjia që ata përcjellin, zbulojnë fëmijën brenda të rriturit. U japin përgjigje pyetjeve dhe paqartësive që vetë të rriturit (prindërit, gjyshërit, të afërmit e tyre) kanë. Fëmijët bëjnë ndryshimin. Na tregojnë se në këtë botë mjerane, ka edhe MIRËSI. 

Të dashur prindër e mësues, mësojuni fëmijëve të lexojnë! Ushqejini me dashurinë e fjalës së bukur. Tregojuni se bota është plot ngjyra dhe se gjithçka ka zgjidhje. Zbuloni ëndrrat që flenë në mendjen e tyre të bukur. 

Për ty prind që për shumë arsye s’mundesh t’i qëndrosh aq pranë, bliji një libër një laps e një fletë. Dhe ai do ta gjejë vetë rrugën për t’i përdorur dhe për të shprehur gjithë magjinë e fantazisë dhe të çiltërsisë së tij. Dhe ai do të bëhet më i mirë. 

Fjala e fëmijëve është më e natyrshmja, më e çiltra. Dhe sa herë hyn në këtë magji fjalësh, kupton se mirësia e tyre është më e pastër se gjithçka që frymon. EMOCION.

Artemisa Bushi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijepa trokitur
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Planifikim i orës mësimore, Gjuhë shqipe II
Next Article Provimi i shtetit në mësuesi, sezoni XIII Mars-Prill 2019
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?