Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Të dështosh deri në sukses, historia e studentit nga Korça i cili realizoi një ëndërr
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Të dështosh deri në sukses, historia e studentit nga Korça i cili realizoi një ëndërr

portalishkollor
Last updated: June 19, 2020 12:11 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Pas çdo historie suksesi janë orë pune përgatitore të fshehura që askush nuk i sheh! I tillë është dhe rasti i studentit Gergji Liço, frymëzues për shumë të rinj që duan të realizojnë ëndrrat e tyre. “Puno, beso dhe fito!”, kështu mund të përmblidhet historia e tij e suksesit, që me sa duket sapo ka filluar.

Gjergji Liço, edhe pse ende 21 vjeç ka arritur të krijojë një karrierë të pasur. Ai tashmë mund të konsiderohet një shembull mjaft i mirë për të rinjtë shqiptarë që spikat për përpjekjet e realizimit të një ëndrre. Pasioni ka qenë shtylla kryesore e zhvillimit dhe identifikimit të vlerave të tij…

Ishte ende vetëm 6 vjeç, kur filloi së ndjekuri rregullisht edicionet e lajmeve ndërkohë kur të gjithë bashkëmoshatarët e tij ishin diku jashtë duke luajtur dhe argëtuar. Ishte pikërisht spikeri Dhimitër Gjoka shtysa dhe shembulli i tij i parë për të ndjekur dhe imituar profesionin e gazetarisë. Gjatë një intervistë të zhvilluar me të,  ai flet për sfidat me të cilat është përballur dhe si e ka gjetur çelësin e suksesit.

Kujton ende me po të njëjtën nostalgji kohën kur provat e tij të  para si gazetar i së ardhmes  i zhvillonte vetëm me një mikrofon dhe telefon të thjeshtë lodër. 

Tashmë student në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane në Korçë, duke nisur kështu rrugëtimin e tij të studimeve për administrim dhe politika sociale ku qëllimi i tij nuk ka qenë të bëhej gazetar, por gjithashtu nuk kanë plan të heqë dorë nga asnjëra prej tyre. 

I aposionuar pas gazetarisë, që në moshë të hershme filloi të shkruajë dhe ka arritur të publikojë shumë artikuj të tij në portale të ndryshme dhe gazeta. Ku vlen të përmenden: “Devolli  prodhon për të hedhur”, “Sirianët kalojnë kufirin shqiptar” etj. Shkrimi është gjithmonë arti që jeton brenda një gazetari. S’kishte si të ndodhte ndryshe edhe në këtë rast. 

Gjergji është i apasionuar me shkrimin , madje ai ndan me ne dëshirën e tij të fundit për botimin e një libri me poezi. Një ndërthurje e politikës sociale dhe gazetarisë ka bërë që ai të jetë i suksesshëm në atë që bën. 

Sfidat kanë qenë të shumta ku një ndër to ka qenë njohja e paktë me këtë profesion për shkak se vinte nga rrethina, mungesa e eksperiencës dhe koha e kufizuar për shkak të studimeve. 

Megjithatë këto sfida ishin shumë të vogla për para pasionit të tij. Tanimë është zotëruesi një faqe në Facebook me karakter informativ, publikimin e shkrimeve në portale të ndryshëm dhe gazeta, duke qenë kështu gjithmonë në kërkim të mundësive të reja në këtë fushë. Ka qenë eksperienca e tij më me vlerë ajo në Top Channel e cila i hapi shumë dyer, tregoi aftësitë e tij,  u bë pjesë e televizionit dhe xhirimeve në terren. Edhe pse nuk mundi të arrinte deri në finale për të ka qenë fitorja më e madhe që ka arritur në këtë profesion. Aty ku ëndrra e tij po bëhej realitet. Pas përfundimit të kësaj experience ju ofruan shumë mundësi punësimi ku mund të ushtronte profesionin e gazetarisë. Tani Gjergji Liço është çdo ditë e më tepër në perfeksionimin e ëndrrës, e cila e mbush me kënaqësinë e asaj ç’ka bën. Tashmë i punësuar si gazetar/reporter dhe spiker tek edicioni informative “Çfarë ndodhi ?!”  tek  Korça Plus.

Ai ndan me ne një mesazh për të gjithë të rinjtë: “Provoni çdo gjë në jetë ,vetëm përmes dështimeve arrini sukses. Ëndrra vazhdon!”.


Sipas tij :“ Duhet të humbasësh për ta kuptuar se sa i aftë je për ta bërë ëndrrën realitet”.

Marina Kërçeli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:enderrgjergji licostudent
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pranimet në degën e mësuesisë, shtyhet për vitin akademik 2021-2022 rritja e mesatares mbi 8-të
Next Article Në kohë izolimi, mësova të gjej lirinë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?