Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Të arsimohesh online, moda e re që u shfaq pas Covid-19
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Të arsimohesh online, moda e re që u shfaq pas Covid-19

portalishkollor
Last updated: January 14, 2021 12:01 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Është për t’u habitur fakti se si kjo pandemi ka ndryshuar zakonet dhe përditshmërinë e të gjithë njerëzve, që nga arsimi, e deri tek gjërat më të vogla. Por a do të jetë arsimi digjital e ardhmja? Kjo mbetet për t’u parë.

Pandemia e Covid-19 bëri që institucionet arsimore të kalonin në mësim online ose të alternuar. Gati 90% e të gjitha shkollave në botë u mbyllën në pikun e pandemisë sipas një agjencie të OKB. 

Nëse flasim për kualitetin e mësimit në Shqipëri VS në botë, duhet të jemi të qartë se shifrat me të cilat do të hasemi janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. 

Sipas një studimi nga “Lëvizja për Universitetin”, raportohet se 72% të studentëve shqiptarë nuk i konsiderojnë të përshtatshme video-takimet sipas orarit mësimor, ndërkohë që në SHBA, sipas një studimi të “Digital Promise”, titulluar “A national survey of undergraduates during the covid-19 pandemic”, rezulton se vetëm 28% e studentëve të SHBA-ve nuk i konsiderojnë të përshtatshme këto takime online për të zhvilluar mësimin.

Ajo që vihet re gjithashtu, është fakti që ka një kërkesë të lartë të personave që kërkojnë të bëjnë kurse online që prej momentit që pandemia goditi botën. 

Një shembull janë edhe personat që kërkojnë të ndjekin kurs gjermanisht online. Më parë këta persona i ndiqnin kurset nga afër, por tani duket se edhe pse e kanë mundësinë ta bëjnë këtë gjë, preferojnë t’i ndjekin ato online. 

Ky efekt mendohet se lidhet me faktin se gjatë muajve ku njerëzit u përballen më së shumti me pandeminë si pasojë edhe e masave të rrepta që u ndërmorën nga qeveria, pra muajt mars, prill, maj, e tutje të vitit 2020, njerëzit u mësuan me fenomenin “online”. 

Ajo çfarë bën më shumë përshtypje, është edhe fakti që të rinjtë të cilët më parë preferonin të mësonin programim nëpërmjet kurseve, tashmë nuk e kanë më dëshirën t’i mësojnë këto nga afër, por preferojnë të bëjnë kurse programimi online, pasi sipas tyre e kanë më të thjeshtë të mësojnë nga komoditeti i shtëpisë së tyre dhe jo nga afër, sepse në esencë është e njëjta gjë për ta. 

Kur flasim për kurset e gjuhës së huaj, ka qenë gjithnjë interesi që kurset e gjuhës gjermane të bëheshin online, sepse këto i kërkonin personat të cilët kishin emigruar për në Gjermani e nuk përballonin dot kostot e shtrenjta që kurset kanë atje. Por interesant është fakti që kurset online tashmë nuk kërkohen më vetëm për gjuhën gjermane, por ka shumë kërkesa edhe për kurs italisht online, ose edhe për kurs anglisht online. 

Është për t’u habitur fakti se si kjo pandemi ka ndryshuar zakonet dhe përditshmërinë e të gjithë njerëzve, që nga arsimi, e deri tek gjërat më të vogla, si habia kur shohim në ndonjë film të vjetër njerëz që rrinë afër njëri-tjetrit në turma të mëdha dhe pa maska. A thua se bota e mbante maskën qysh në fillimet e saj. A është arsimi dixhital e ardhmja? Kjo mbetet për t’u parë.

Gevio Tabaku

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsimi onlinecovid 19gevio tabaku
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Planet mësimore të ALBAS për Arsimin Fillor sipas udhëzimeve të reja të MASR (viti shkollor 2020-2021)
Next Article Të lexosh përtej fjalëve…
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?