Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Talenti, pasioni apo nevojat e tregut të punës? Si të zgjedhim profesionin e duhur për një karrierë të suksesshme në të ardhmen?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Talenti, pasioni apo nevojat e tregut të punës? Si të zgjedhim profesionin e duhur për një karrierë të suksesshme në të ardhmen?

portalishkollor
Last updated: February 6, 2023 7:59 am
portalishkollor
Share
SHARE

Shkrimi i mëposhtëm është cilësuar nga MAS si eseja fituese e javës për ZVA Korçë. Ajo është shkruar nga nxënësja Endoranca Seidolli nga gjimnazi “Raqi Qirinxhi”, Korçë. Tema trajton çështjen e përzgjedhjes së profesionit të duhur për një karrierë të suksesshme në të ardhmen.

E ardhmja më sfidon, më josh, më tërheq, por ndonjëherë më mbush edhe me pasiguri e frikë ndaj së panjohurës. Njeriu, gjatë gjithë ciklit të tij jetësor, përpiqet që të ketë nën kontroll çdo gjë që e rrethon për të patur më shumë siguri për të ardhmen. Nga ana tjetër, jeta shpesh na vë përpara disa sfidave, të cilat tronditin themelet e kësaj sigurie. Njëra prej tyre, që nuk mund të shmanget, është zgjedhja që do të bëjmë në lidhje me të ardhmen tonë, pasojat e së cilës janë të panjohura. 

Që në moshë të re njeriu vendoset para një zgjedhjeje, e cila vulos jetën e tij: zgjedhja e karrierës. Çfarëdo rrugëtimi që do të zgjedhim të ndjekim, do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën tonë. Është karriera që përcakton statusin tonë në shoqëri krahas stilit të jetesës. Me fjalë të tjera, karriera jonë do të përcaktojë rrethin tonë shoqëror dhe marrëdhëniet e përditshmërisë. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme të zgjedhim rrugën e duhur në këtë udhëkryq. 

Zgjedhja e karrierës varet nga shumë faktorë, por çfarë parimi që duhet të na udhëheqë në këtë zgjedhje: nevojat e tregut, talenti apo pasioni?

Disa nisen nga analiza e thjeshtë që bazohet vetëm tek nevojat e tregut të punës, duke synuar punësim të mënjëhershëm pas diplomimit. Logjikisht kjo duket e arsyeshme, po a është vërtet zgjedhja e duhur që do të sjellë të ardhmen e dëshiruar, qetësi dhe lumturi? Imagjinojeni pak veten tuaj në një profesion që paguhet në mënyrë të kënaqshme, por që është i padëshiruar për ju. Vetë fakti që çdo ditë duhet të shkoni në një mjedis që nuk e preferoni, të kryeni veprime që nuk i dëshironi me zemër, a nuk do ju bën ta vini në dyshim vendimin tuaj dhe, duke e përshkallëzuar paksa … edhe jetën që do të bëni? Prandaj theksoj faktin që në zgjedhjen e profesionit nuk duhet të ndikojë vetëm nevoja e tregut dhe dëshira për t’u punësuar menjëherë. Për gjërat e bukura duhet durim dhe ia vlen të presësh.

Disa të tjerë janë të bekuar me “një dhuratë” nga natyra, një dhuratë që i bën paksa më të veçantë nga pjesa tjetër e shoqërisë. Por, sa ndikuese është kjo në zgjedhjen e karrierës për jetën? Pa dyshim, një person që zotëron një talent në një fushë të caktuar priret drejt shfrytëzimit të këtij talenti për ta kthyer në një profesion. Por, fatkeqësisht në shumë raste, personi harron që talenti nuk të sjell garanci nëse nuk zhvillohet dhe përmirësohet në rrugën e gjatë të jetës. Talenti, në mungesë të pasionit dhe punës së vazhdueshme, mbetet vetëm një aftësi që pavarësisht se mund të përdoret në një fushë të caktuar nuk do të sjellë produktivitetin e duhur në jetën tonë. Pra, edhe talenti, i vetëm, nuk mjafton për të bërë një zgjedhje të mirë për karrierën.  

Një shprehje e filozofit kinez, Konfuci thotë: “Zgjidhni një punë që e dashuroni dhe nuk do të duhet të punoni asnjë ditë të jetës suaj!”. Nuk mjafton që thjesht ta pëlqejmë profesionin që zgjedhim, ne duhet ta dashurojmë dhe dëshirojmë me çdo qelizë të trupit atë. Kur dikush e dashuron punën që bën dhe e ushtron profesionin me një pasion të zjarrtë, i jep kuptim dhe vlerë jetës dhe e mbush shpirtin me pozitivitet dhe vitalitet, duke shijuar një ëndërr në kuptimin e plotë të fjalës. 

Është e vështirë të zgjedhësh mes pasionit, talentit apo nevojave të tregut të punës. Vetëm një ekuilibër mes të trejave mund të sjellë rezultatet e dëshiruara. Një dëshirë që ngjizet pak nga pak, hedh sythin e saj në momentet kur në vitet e para të gjimnazit ti përgatitesh për të ardhmen, duke qenë koherent me kërkesat e tregut të punës. Por, nga ana tjetër për të provuar frytet e ëmbla të kësaj pune nuk duhet të mungojë kënaqësia që gjendet vetëm nën praninë e pasionit dhe talentit që të shtyn më tej, drejt kultivimit të kësaj dëshire. 

Të dashur bashkëmoshatarët e mi!

Zgjidhni një profesion për të cilin mezi prisni të hapni sytë në mëngjes për ta ushtruar, zgjidhni një profesion nga i cili nuk arrini të kuptoni se si kalojnë orët duke punuar, dhe mbi të gjitha zgjidhni një profesion për të cilin ka nevojë vendi ynë. Vetëm kështu do të ndjehemi krenarë për veten tonë, do të bëjmë krenarë mësuesit dhe prindërit, e kur të jemi përballë pasqyrës duke reflektuar, do të ndjehemi mirë dhe të sigurt për vendimin që kemi marrë. 

Shkruar nga Endoranca Seidolli

Gjimnazi “Raqi Qirinxhi”, Korçë

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASnxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Renditja e Webometrics, universitetet më të mira në Shqipëri
Next Article Mozaikët e lashtë të Durrësit do të riprodhohen nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?