Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ta shpëtojmë gjuhën shqipe, nga kthetrat e zhdukjes!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Ta shpëtojmë gjuhën shqipe, nga kthetrat e zhdukjes!

portalishkollor
Last updated: February 28, 2020 10:08 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Të gjithë bashkë, politika, institucionet arsimore, shoqëria, familja TI dhe UNË le të flasim e shkruajmë shqip, le të lutemi e falemi po në shqip e të trashëgojmë ndër breza këtë gjuhe të Perëndisë, që trashëgim na e lanë të parët tanë”-Lindita Kokaj.

Atë që pushtuesit osmanë nuk arritën ta zhdukin për 500 vjet, po e zhdukim vetë ne shqiptarët në këto vite demokraci.

Gjuha amtare shqipe e Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit,  Naimit, Atë Gjergj Fishtës dhe e  shumë e  shumë të tjerëve sot po ” rënkon”.

Po harrohet shkrimi i dorës, që dikur quhej bukurshkrim dhe në vend të tij përdoren tastierat e kompjuterëve dhe telefonave.

Dikur leksionet merreshin edhe me shkrim dore, e ndërsa sot fotokopje në ccdo shkollë e fakultet.

Dikur pyetjet e provimeve të lirimit dhe të pjekurisë i zhvillonim po me shkrim dore, e ndërsa sot nuk arrijmë të përmbledhim thelbin e mësimeve.

Dikur kishte fletore të detyrave të shtëpisë dhe të klasës, e ndërsa sot nxënësve iu ofrohen fletore pune të printuara gjysmë të plotësuara.

Dikur viheshim në garë kush shkruante kartolinën më të bukur të urimit, e ndërsa sot janë zëvendësuar me ato elektronike me gjysma fjalësh shqip të gërshetuara me fjalë të huaja.

Nuk mjafton vetëm shkolla për të shpëtuar nga “kthetrat e zhdukjes së gjuhës shqipe”.

Në librat shkollor, gjen gabime pa fund drejtshkrimore.

Në shkresat zyrtare po ashtu vështirë të mos gjesh gabime.

Në televizione por edhe në media të shkruara, drejtues emisionesh, gazetarë, analistë apo të tjerë të ftuar duket sikur vihen në garë se kush përdor më tepër fjalë të huaja.

Një Shqipëri, ku brezi i ri është gjithmonë në shtegtim drejt vendeve të perëndimit, në një të ardhme jo të largët rrezikon të mbetet pa gjuhen e saj të ëmbël SHQIPE.

Pas viteve – 90 edhe emigracioni po luan një rol për mos përdorimin e gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar. Të rinjtë e sotëm shqiptar, të cilët kanë lindur dhe janë rritur në shtete të ndryshme të botës, edhe nëse dinë të flasin shqip, flasin gjuhen e dialekteve të zonave të prindërve. Gjithashtu edhe të rinjtë shqiptarë të së nesërmes do të flasin e shkruajnë më mirë gjuhen e çdo kombi tjetër se GJUHEN E TYRE AMTARE SHQIPE.

Çdo ditë po mbeten të paktë në numër studiues, hulumtues dhe mbi të gjitha përdorues të gjuhës letrare shqipe.

Kambanat e alarmit po bien dhe shpresojmë që tingëllima e saj të dëgjohet edhe nga veshët e “shurdhët”.

Të gjithë bashkë, politika, institucionet arsimore, shoqëria, familja TI dhe UNË le të flasim e shkruajmë shqip, le të predikojmë, lutemi e falemi po në shqip e të trashëgojmë ndër breza këtë gjuhe të Perëndisë, që trashëgim na e lanë të parët tanë.

Lindita Kokaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gjuha shqipelindita kokajopinion
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “AI-AJO”
Next Article Si t’ia dalim kur duhet të ndryshojmë shkollën në mes të vitit?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?