Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Sot testimi për 16750 mësues në 13 Drejtori Arsimore në vend
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Sot testimi për 16750 mësues në 13 Drejtori Arsimore në vend

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 9:31 am
portalishkollor
Share
SHARE

Rreth 16.500 mësues që janë në marrëdhënie pune dhe drejtuesit e shkollave do t’i nënshtrohen sot testimit për identifikimin e nevojave për zhvillimin e tyre profesional. Pas implementimit të këtij instrumenti për mësuesit e Tiranës, ditën e nesërme ai do të zhvillohet në 13-të Drejtoritë Arsimore Rajonale. 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla do të ndjekë nga afër procesin e testimit të mësuesve.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj deklaroi për mediat se testimi do të zhvillohet në orën 11:00 deri në orën 13:00, në gjithë vendin, ndërkohë që në testim nuk do të futen mësuesit që kanë arritur shkallën e parë të kualifikimit dhe kanë mbi 20 vite eksperiencë pune.

“Qëllimi i këtij monitorimi nuk ka lidhje me lëvizjen e mësuesve apo situata të tjera punësimi, por ka të bëjë me hartën që Ministria e Arsimit dhe Sportit po ndërton për nevojat e formimit profesional të mësuesve”, deklaroi Malaj.

Sipas Zëvendësministres Malaj, nga monitorimi i qytetit të Tiranës dolën disa problematika që lidhen me menaxhimin e orës së mësimit, komunikimin, etikën, legjislacionin, etj. Ndaj, shumë e rëndësishme është që të gjithë këto problematika që shfaqen në nevojat që kanë mësuesit për trajnim, MAS t’i rendis për të nxjerrë më pas disa rekomandime të rëndësishme në mënyrë që niveli i nxënësve dhe niveli i mësuesve të jetë i standardizuar. 

“Kryefjala e këtij procesi është ta shikojmë në thellësi problemin, duke mos u marrë vetëm me pasojat, por për të analizuar shkaqet që të japim më pas zgjidhjet për vendosjen e standardeve”, deklaroi Malaj. 

Pyetjet e testimit janë hartuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Mësuesit do të vlerësohen në 4 fusha siç janë planifikimi, aspektet metodike-pedagogjike, stili i komunikimit dhe etika e përdorur nga punonjësit arsimor si edhe përgatitja shkencore e mësuesve dhe zhvillimi i tyre profesional.

Ky proces është thelbësor për cilësinë e shkollës shqiptare dhe lidhet me formimin profesional të mësuesve, duke e bërë më cilësore punën e tyre.

Në lidhje me raportin e fundit të Bankës Botërore, referuar rezultateve të Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve, PISA, Zëvendësministrja Nora Malaj deklaroi se ato i referohen rezultateve në lëndën e matematikës për vitin 2012-të. 

“Analfabetizmi funksional është një proces ku një nxënës mund të shkojë në shkollë, mund të qëndrojë gjatë gjithë orës së mësimit dhe në fund dija e tij është minimaliste dhe jo ajo që duhet. Ndaj, MAS po zhvillon testimin e mësuesve, rezultatet e të cilit janë më se të domosdoshme në orientimin e duhur të politikave të ministrisë për hartimin e një skeme të re kualifikimi dhe trajnimi profesional të mësuesve shqiptarë”, u shpreh Malaj.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:drejtoria arsimoremesuestestim i mesuesve
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Drejtuar Z. Kryetar të Bashkisë Tiranë: Ujërat e zeza mbulojnë rrugën, në trotuar s’kalohet!
Next Article Fabiana, boksierja shqiptarja luan për titullin kampion
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?