Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Sjelljet që absolutisht duhen evituar në marrëdhënien me fëmijën tuaj
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Sjelljet që absolutisht duhen evituar në marrëdhënien me fëmijën tuaj

portalishkollor
Last updated: October 15, 2020 1:09 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Këshilla nga pediatria dhe psikologia e njohur Lira Gjika, ne lidhje me sjelljet që duhet të shmangni në marrëdhënin që jeni duke ndërtuar me fëmijën tuaj.

  1. Mosplotësimi i nevojave të fëmijës: Veshja e keqe, jo sipas sezonit. Mbajtja brenda në shtëpi për një kohë të gjatë, lënia vetëm, evitimi i shëtitjeve dhe lojërave në natyrë, evitimi i banjave, ushqyerje jo cilësore. 
  2. Kujdes i tepruar. Çuarja vazhdimisht tek mjeku dhe mjekë të ndryshëm, për të verifikuar diagnozën, mjekimin apo zhvillimin e fëmijës. Moslejimi i fëmijës të luaj si gjithë fëmijët nga frika se do të sëmuret. Moslënia të provojë ushqime të ndryshme nga frika se i bëjnë keq. Mbrojtja nga përballja me dështimin se mos mërzitet.
  3. Të evitohen fyerjet dhe etiketimet si: budalla, i shëmtuar, nuk di asgjë, nuk të kam xhan po nuk bëre si të them unë.
  4. Pretendimi që të jetë gjithnjë më i miri në shkollë, në sport apo në aktivitete të ndryshme që merr pjesë. 
  5. Trajtimi sikur fëmija është më i vogël se ç’është: ta veshin e t’i bëjnë banjë prindërit, kur mund t’i bëjë vetë. Të mos i shpjegohet se çfarë po ndodh rreth tij: situata të ndryshme që ndodhin në familje, si vdekje, sëmundje, grindje në familje apo divorc. 
  6. Të ndërtohet marëdhënie sikur është i madh: pra të pretendohet të sillet si i rritur, të vihet në shërbim të të rritur të sëmurë, apo t’i kërkohet të kujdeset për vëllezërit dhe motrat më të vegjël. Të lejohet të frekuentojë vënde e njerëz problematikë, që nuk janë të përshtatshëm për moshën e tij, siç janë vendet ku luhet bixhoz apo konsumohet alkool apo drogë.
  7. Përfshirja në grindjet ndërmjet partnerëve: Të pyetet kush ka të drejtë nga prindërit. Përjashtimin e një prindi nga jeta e fëmijës. Etiketimi i karakteristikave të fëmijës që janë të njëjta me ato të prindit të përjashtuar. Të penguarit e fëmijës të takojë prindin tjetër, ta dojë atë, duke e kërcënuar se do ta braktisin apo ndëshkojnë. 
  8. Ekspozimi i fëmijës me skena të dhunës fizike e verbale, ndërmjet prindërve: Si rrahja e nënës apo sharjet dhe fyerjet mes njëri-tjetrin të dy prindërit. Kërcënime të ndryshme që i bëjnë njëri-tjetrit. Këto ngjarje lenë gjurmë dhe e manipulojnë në psiqikën e fëmijës, në të ardhme. 
  9. Ushtrimi i dhunës fizike ndaj fëmijës: Si gjuajtja me shpulla, shkulja e veshit, shkulja e flokëve, të goditet me objekte të ndryshme, gjuajtje me shkelma, me grusht.  Djegie me cigare. Dhe sidomos shkundja e një foshnje për ta bërë të pushojë.
  10. Prekje e fëmijës në zonën genitale: Prekja e fëmijës në zonën genitale pa kujdes, deri sa të eksitohet. Puthja e fëmijës në zonën genital. Të jetë prezent në raporte seksuale ndërmjet të rriturve apo të lejohet të shohë materiale pornografike. 

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:duhen evituarkeshillasjellje me femijen
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Më 16 tetor nis trajnimi 9-mujor për brezin e dytë të aplikantëve, për drejtorë në detyrë dhe aspirantë për drejtues shkolle (2020)
Next Article Vlerësimi i vazhduar për klasat I-V, periudha e parë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?