Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Sindroma “Perandori i vogël”, që dëmton fëmijët
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Sindroma “Perandori i vogël”, që dëmton fëmijët

portalishkollor
Last updated: September 6, 2019 7:40 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Prindërit po dëmtojnë fëmijët e tyre duke u plotësuar çdo tekë të tyren dhe duke mos qenë të aftë t’u thonë asnjëherë “JO”. Për shumë mësues, sjellja e keqe në klasë nuk vjen si pasojë e vetë nxënësve por nga prindërit, sipas dr. Amanda Gummer, psikologe e specializuar në zhvillimin e fëmijëve.

Fëmijët e padisiplinuar vijnë zakonisht nga familje të cilat u plotësojnë atyre çdo dëshirë dhe u japin vëmendje intensive, duke nxitur kështu zhvillimin e sindromës “perandori i vogël”. Nga eksperienca e saj duke punuar me mësuesit e shkollës fillore, psikologja tregon se sjellja dhe qëndrimi i këtyre prindërve është edhe më e shokuese sesa e fëmijëve të tyre.

“Ata janë shumë ambicioz për të ardhmen e fëmijës – duke mos kuptuar sa keq po ndikojnë në përgatitjen e tyre për t’u përballur me jetën reale”, thotë ajo. Përveçse i pengojnë fëmijët të marrin vetë vendime apo të jenë të pavarur, ata bëhen edhe më agresivë dhe të vështirë.

Këta fëmijë e kanë të vështirë të qëndrojnë në klasë sepse nuk e përballojnë dot faktin që nuk janë gjithmonë të parët. Ata janë rritur me besimin se gjithçka u përket atyre dhe bëjnë çdo gjë për të marrë vëmendjen të parët. Kjo sjellje e fëmijëve të padisiplinuar mirë i acaron edhe më shumë mësuesit.

Studime të mëparshme kanë treguar se prindërit të cilët vendosin shumë kontroll mbi fëmijët mund t’u shkaktojnë atyre dëmtime psikologjike me kalimin e viteve. Një studim i vitit 2015 nga Kolegji Universitar i Londrës, ku u monitoruan mbi 5000 persona që nga lindja, zbuloi se individët, prindërit e të cilëve kishin ndërhyrë në privatësinë e tyre në një mënyrë të caktuar, ishin më pak të lumtur në adoleshencë, 30-at, 40-at dhe më vonë.

Fëmijët kanë nevojë për rregulla, kufij dhe mundësi për të ndjerë të ftohtin, urinë, të bien dhe të ngrihen vetë, kështu ata mund të mësojnë nga gabimet e tyre. Nëse deprivohen nga këto eksperienca bazike të jetës në shtëpi, e bën më të vështirë edukimin e tyre nga mësuesit.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijetperandor i vogel
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Planifikim vjetor, Art Pamor
Next Article Orë model, klasa e dytë/ Shkronja e madhe dhe pika
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?