Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Sikur të Isha…”, aktivitet për nxënësit mbi 6-vjeç
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Sikur të Isha…”, aktivitet për nxënësit mbi 6-vjeç

portalishkollor
Last updated: March 4, 2020 11:36 am
portalishkollor
Share
SHARE

Qëllimi i këtij aktiviteti apo i kësaj loje është të inkurajojë nxënësit që të artikulojnë shpresat dhe ëndrrat e tyre dhe të fillojnë të identifikojnë mënyra praktike për të shkuar drejt qëllimit.

Loja: “Sikur të Isha…”

Koha në dispozicion: 20 minuta

Mosha: Nxënësit që mund të lexojnë dhe të shkruajnë, pra gjashtë vjeç e lart (përshtatjet sugjerohen më poshtë)

Pjesëmarrësit: Çfarëdo numër nxënësish

Vendosja: Kudo

Materialet: Tabakë letre, letra, laps ose stilolaps. 

Shkruaj listën e “Nëse unë do isha një……” në një tabak letre përpara se të fillojë aktiviteti, nëse është e mundur. 

1. Prezanto aktivitetin duke thënë: “Të gjithëve ju pëlqen të ëndërrojnë dhe imagjinojnë rreth gjërave që ata do të donin të bënin ose të kishin. P.sh. disa njerëzve u pëlqen të imagjinojnë veten si super heroi i tyre i preferuar. Të tjerëve u pëlqen të imagjinojnë veten si kafsha e tyre e preferuar. Mua më pëlqen ta imagjinoj vetes si…..(vendos një gjë ose person që ti zgjedh). 

2. Kërkoju nxënësve për disa nga gjërat dhe njerëzit që ata ëndërrojnë të bëhen. 

3. Tani lexo listën ne tabakun e letrës: 

  • Nëse do isha një zog, unë do të … …
  • Nëse do isha i/e fort, unë do të … …
  • Nëse do isha i/e pasur , unë do të blija… …
  • Nëse do isha i/e rritur, unë do të … ….
  • Nëse do isha superman/superëoman, unë do të … …
  • Nëse do isha person i padukshëm, unë do të … …
  • Nëse do isha çdo person në botë, unë do të isha… …
  • Nëse do doja që një ëndërr të më realizohej, kjo do ish… …

4. Ndani nxënësit në grupe dhe jepu atyre një copë letre dhe një laps ose stilolaps. 

5. Kërkoju që t’ju përgjigjen me radhë pyetjeve në tabakun e letrës. 

6. Kur të kenë mbaruar të gjithë, rigruponi nxënësit për një diskutim grupi. 

7. Për secilën prej pyetjeve, kërkoju nxënësve që të ndajnë përgjigjet e tyre ose të shokut. Ju mund të reflektoni me fëmijët duke përdorur pyetjet reflektuese si më poshtë.

Për të reflektuar mbi aktivitetin, ju mund t’i pyesni nxënësit:

  1. Cilat ishin disa nga ëndrrat dhe shpresat?
  2. Çfarë mund të bëni që të realizoni ëndrrat tuaja?
  3. Kush mund t’ju ndihmojë që të realizoni ëndrrat tuaja?

Për nxënësit më të rritur, ju mund të krijoni një listë ndryshe “Nëse do isha”, ku mund të përfshihen personalitete të njohura, profesione ose rolet në familje. 

Shënim

Për nxënësit që nuk mund të lexojnë dhe shkruajnë, përfshirë dhe ata më të vegjlit, mund ta përshtatni këtë aktivitet duke përdorur piktura ose simbole në vend të fjalëve. Merr çdo sugjerim një nga një dhe kërkoju fëmijëve në çift t’u tregojnë njëri-tjetrit përgjigjet e tyre. Nëse duan, mund t’ju vizatojnë përgjigjet e tyre. Ju mund t’u kërkoni nxënësve të ndajnë përgjigjet me grupin e madh përpara se të kalojnë në sugjerimin tjetër. Nxënësit më të rritur mund të krijojnë një poster me kolazhin e ëndrrave të tyre.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aktivitetlojerasikur te isha
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rëndësia e misionit të mësimdhënies dhe gjuhës shqipe në diasporë, sipas mësueses Mimoza Bejkollari
Next Article Përmes muzikës, mund t’i dhuroni vetes një jetë më të lumtur
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?