Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si të mësojmë fëmijët të vënë sendet në vend
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Si të mësojmë fëmijët të vënë sendet në vend

portalishkollor
Last updated: October 19, 2019 12:09 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Për t’u mësuar fëmijëve rregullat është mirë që ne të parët të japim shembullin, duke vënë në vend gjërat që përdorim. Në këtë mënyrë, sistemimi i gjërave perceptohet nga fëmija si një veprim normal dhe jo si një përjashtim apo detyrim.

Me siguri kanë qenë të shumta rastet kur shtëpia juaj është kthyer përmbys nga lodrat e hedhura kudo nga fëmijët. Por ekziston një zgjidhje: ju duhet t’i disiplinoni ata me shembullin tuaj. Për t’u mësuar fëmijëve që në fund të ditës lodrat vendosen në vendin e tyre, ju duhet të ndërmerrni të parët këtë veprim. Në këtë mënyrë, sistemimi i gjërave perceptohet nga fëmija si një veprim normal dhe jo si një përjashtim apo detyrim që i bëhet vetëm atij. Ja disa këshilla se si ta arrini këtë: 

1. Duhet zgjedhur një vend i caktuar për secilën lodër, në mënyrë që fëmija të dijë ku ta gjejë e ku ta vërë në vend. 

2. Mos mbani lodra, të cilave u mungojnë pjesë apo kanë pjesë të prishura. 

3. Fëmija duhet t’i ketë para syve lodrat që i nevojiten apo i interesojnë, në mënyrë që të mund t’i vërë në vend me lehtësi. Për shembull, nëse fëmija ka një kukull të parapëlqyer dhe për ta marrë duhet të zbrazë një kosh të tërë me lodra, ndodh që më pas të mos ketë më dëshirë t’i vërë në vend. Por, nëse kukulla është në një vend të caktuar, fëmija e merr, luan me të dhe e vë në vend pa vështirësi. 

4. Mos lini shumë lodra të përhapura në dysheme: është e kotë të përdoren të gjitha llojet e lodrave. Nxirrni çdo herë aq lodra sa nevojiten dhe ato lloje që duhen (lodra pelushi, kafshë plastike, makina, kukulla etj.), por jo të njëjtat çdo herë, që të mos bëhen monotone. 

5. Lodrat me të cilat luan fëmija duhet të jenë në përputhje me zhvillimin e tij sipas moshës. Lodrat e thjeshta e të tejkaluara dhe lodrat e ndërlikuara që duhen në të ardhmen, pra, ato që janë jashtë interesit të tij, duhen mbyllur në dollapë. 

6. Është mirë që të gjitha sendet që duhen për një lojë a për një veprimtari të caktuar të vendosen bashkë në të njëjtin vend, p.sh., të gjitha sendet që duhen për të vizatuar, të lihen në një shportë a kuti.

Rudina Cupi, Udhëzues Metodik dosja Hop-Hop, Albas

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:disiplinefemijethop-hopsendet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Nxënës i ri në klasën tuaj? Zhvilloni lojën e njohjes
Next Article Provimi i licencës, publikohen datat dhe oraret për secilin profil
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?