Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si mund t‘ia dalim me këtë mësim në distancë?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Si mund t‘ia dalim me këtë mësim në distancë?

portalishkollor
Last updated: May 19, 2020 11:04 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mësimi në distancë që erdhi papritur, na paraqiti të gjithëve sfida të mëdha,që as nuk i kishim kaluar nëpër mendje. Shumë aspekte të rëndësishme të të mësuarit mund të mos transferohen lehtësisht në mjediset e secilit nxënës, pasi mungesa e internetit tek shumë familjarë, bëri që herë nxënësit t’i merrnin mësimet dhe herë jo. Shumë nga nxënësit reflektuan pozitivisht në këtë formë, edhe pse stresi i izolimit mbizotëronte mbi ta.

Ndryshimi 

Mësimi online ndryshon nga mësimi në distancë, sidomos për raste të jashtëzakonshme, siç është rasti i COVID-19. Koncepti i mësimit online ka kritere botërore, ku çdo gjë është e planifikuar nga një institucion përkatës, kolegj apo universitet dhe ka tarifa, ka përkushtim dhe vlera në shumë aspekte. Ai ka librat të domosdoshëm dhe të pranueshëm për këtë lloj mësimi. Ndërsa ky mësim në distancë është një sfidë,është një mundësi për të mos humbur vitin shkollor, por është një stres dhe lodhje pa limit. Dashje pa dashje është si një detyrim për prindin, nxënësin, mësuesin dhe pedagogun, që çdo ditë të gjejë forma dhe metoda të ndryshme për t’ia dalë, duke u vetëmotivuar nga fakti që ky virus mos të prekë jetën e njerëzve. Kjo gjë bëri që shumë aktivitete të bëheshin nëpërmjet videove, ku shumë nxënësve nuk u hapej dot nga interneti jo i vazhduar.

Mësuesit u përpoqën të përdornin mjete të ndryshme, por vështirësitë dhe dilemat erdhën duke u shtuar dita ditës. Thjesht koncepti jemi në situatë lufte, duhet që ne si mësues të jemi më të qetë në atë që bëjmë, ka apo nuk ka pozitivitet apo rezultat. Nuk duhet të ngarkohemi emocionalisht, pasi mësuesia është profesioni më i vështirë në botë pas pilotit. Duhet të kemi më shumë kreativitet duke menduar që kjo situatë do të kalojë dhe ne do të jemi përsëri në të ardhmen ata që ishim, me atë pasion, me ato metoda ku në qendër është nxënësi, me ato përgatitje ditore duke ruajtur gjithmonë anën psikologjike të të mësuarit.

Mësimi në distancë në këto kohë të izoluara ka dhe efektet negative që ndikojnë në personalitetin e fëmijëve, në personalitetin e prindërve dhe në tërë situatën e komunitetit. Idetë e mëposhtme psiko-sociale mund të na ndihmojnë të gjithëve ne për t’i kaluar sa më qetë këto ditë që na kanë mbetur për ta mbyllur këtë vit shkollor.

– VENDOSNI RUTINAT DHE PRITJET

Krijoni një situatë apo rutinë fleksibël duke qenë sa më të komunikueshëm dhe të duruar.

– QËNDRONI NË KONTAKT

Kjo tregon se ju po ndiqni punën për t’ia dalë deri në fund, duke pasur parasysh çdo udhëzim që vjen nga drejtuesit e institucionit shkollor.

– INKURAJONI NXËNËSIT QË TË ZOTËROJNË TË MËSUARIT E TYRE

Askush nuk pret që prindërit në shumicën e rasteve të jenë mësues apo ekspertë siç jeni ju…Jeni ju ata që mbroni profesionin tuaj.

– FILLONI DHE MBARONI DITËN DUKE VËZHGUAR DHE DUKE NXJERRË REZULTATE DITORE

– VENDOSNI KOHË PËR QETËSI DHE REFLEKTIM

Kjo duhet pasi ndodh që truri i mësuesit të shfaqë lodhje, ku pasojat duken më vonë si nga sytë apo ana psikologjike.

– INKURAJONI NXËNËSIT PËR AKTIVITET FIZIK NË SHTËPI

Lodhja mendore e nxënësit bën që mos të jetë i vëmendshëm ndaj leksioneve që jep mësuesi në kohën e duhur. Kjo ndodh pasi shumë nxënës janë brenda një shtëpie me një telefon apo kompjuter, ku prindërit mund të kenë në shkollë rreth tre fëmijë përnjëherësh.

-MENDONI SE RASTE TË TILLA NUK DO TË VIJNË MË….

Florinda Palaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:florinda palajmesimdheniemesimi ne distance
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Prindërit, nxënësit dhe mësimdhënia online. Etleva Qorri: Të flasim për realitetin e fakteve të prekshme!
Next Article Gëzim Tushi: paspandemia, pikë kthese për sjelljen individuale, sociale e profesionale!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?