Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si mund të bazoheni për të bërë lista kontrolli
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Si mund të bazoheni për të bërë lista kontrolli

portalishkollor
Last updated: March 27, 2019 12:42 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ju sjellim mënyrat si mund të bëni lista kontrolli. Kur vlerësojnë nxënësit, mësuesit duhet të kenë parasysh parimet të rëndësishme. Jua rendisim më poshtë.

Kur vlerësojnë nxënësit, mësuesit duhet të kenë parasysh parimet të tilla të rëndësishme si: Vlerësimi duhet të jetë një mjet mbështetje;

  • Të ndihmojë për përcaktimin e pozicionit individual, 
  • Të nxjerrë pika për punën e mëtejshme, 
  • Të forcojë konceptin ndaj vetes dhe vetë imazhin e nxënësve. 

Vlerësimi duhet të ndihmojë nxënësit të vlerësojnë veten e tyre dhe t’ua garantojë atyre këtë mundësi. 

Vlerësimi duhet të jetë transparent: nxënësit duhet të dinë bazat e vlerësimit, kriteret e vlerësimit, si dhe normat e përdorura. 

Vlerësimi duhet të jetë i përshtatshëm me përmbajtjen dhe qëllimet. Njohuritë duhet të vlerësohen ndryshe nga aftësitë. Mësuesit duhet të kenë parasysh funksionin e përzgjedhjes që ata përmbushin kur vendosin notat. 

Në vend të vetëm vlerësimit përmbledhës, bisedat dhe raportet duhet të shndërrohen në metodat dhe mjetet e ardhshme të vlerësimit. Vetëm duke vepruar kështu, ne mund të përmirësojmë transparencën brenda sistemit shkollor. 

Testet duhet të jenë të ndërtuara në atë mënyrë që të testojnë qasjen kundrejt qëllimeve të caktuara. (Testet ofrojnë gjithashtu informacion në lidhje me cilësinë e mësimdhënies që është përdorur për arritjen e këtyre objektivave: rezultatet e testimit, japin jo vetëm informacion në lidhje me arritjen e nxënësve, por edhe për cilësinë e mësimdhënies nga mësuesit).

Pyetje për vetëvlerësim 

Procesi i të mësuarit të nxënësve: Si mund të sigurohem unë se nxënësit i kanë arritur objektivat? A kanë përjetuar nxënësit rregullisht suksesin e të mësuarit? A janë ata të vetëdijshëm për përparimin që kanë bërë? A u ofron mësimi im shanse të barabarta për sukses si djemve edhe vajzave? A e kryejnë nxënësit me vetëdije vëzhgimin, kontrollin dhe përmirësimin e të nxënit të tyre dhe sjelljen e punës? A u është ofruar nxënësve ndonjë udhëzim për t’i ndihmuar ata në të mësuar? A munden nxënësit të kontrollojnë dhe vlerësojnë vetë sjelljen dhe rezultatet e tyre të të mësuarit? A u referohen nxënësit, në vetvlerësimin e tyre edhe objektivave, standardeve, kritereve ose nevojave të tyre? A jam unë i ndërgjegjshëm për përparimin individual të nxënësve? Si mund të identifikoj problemet e mësimit të nxënësve si individë? Si mund të vëzhgoj ndërveprimin social në klasë? Si mund të mbaj një regjistër të vëzhgimeve dhe vlerësimeve për çdo nxënës dhe për klasën në tërësi? Disa pyetje në lidhje me procesin e të mësuarit të mësuesit: Si, kur dhe me kë diskutoj unë rreth mësimdhënies sime? Si mund t’i lejoj nxënësit e mi të marrin pjesë? Si mund ta lidh unë suksesin ose dështimin e nxënësve të mi me mësimdhënien time? Si mund të dalloj unë përparimin tim në mësimdhënie dhe si mund të mësoj unë si mësues?

Në bazë të kësaj logjike bëhet lista e kontrollit që mund të jetë mujore, tremujore ose vjetore.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kontrolllista
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si t’i motivojmë fëmijët kur bëjnë gabime?
Next Article Vlerësimi dhe rëndësia për fushën e edukimit fizik, sporte dhe shëndet, në arsimin fillor
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?