Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si lindi Himni i Flamurit ose Himni ynë Kombëtar?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Si lindi Himni i Flamurit ose Himni ynë Kombëtar?

portalishkollor
Last updated: November 28, 2020 2:27 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Askush në ato çaste historike për Shqipërinë nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. 

Në punimin e tij “Himni Kombëtar – Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij” Lasgush Poradeci bëhet edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Askush në ato çaste historike për Shqipërinë nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. 

Përgatitësit e korit të kolonisë shqiptare zgjodhën dhe pajtuan si profesor dhe drejtor të korit muzikantin më të madh rumun, të bujshmin Kiriak, profesor në konservatorin e muzikës dhe të artit dramatik të Bukureshtit. Mbledhja e parë që profesori Kiriak bëri për formimin e korit shqiptar ishte në Sala Transilvania, më 1907. Aty ai i ndau pjesëtarët në soprano, tenor, bas etj. … dhe në një pushim, plot gaz dhe kënaqësi …, ai i thotë Asdrenit, i cili ndodhej midis këngëtarëve dhe ishte i dëgjuar si vjershëtor kombëtar: “Ti je poet, bëj një strofë shqip që ta harmonizoj për korin dhe ta këndojmë”. Pa mbaruar fare këto fjalë mjeshtri i madh, gjithë anëtarët e korit buçitën me një zë në mes të entuziazmit: “Rroftë Asdreni! Rroftë Asdreni!”, “Asdren! Asdren!”, “Marshin Asdren!”, “Marshin shqip! Marshin shqiptar!”.

Veterani Asdren nuk qiti zë atëherë, sipas zakonit të natyrës së thjeshtë që ka, por pas disa ditëve, në mbledhjen e dytë ose të tretë, u paraqit me himnin e bërë shqip gati nën titullin “Rreth flamurit të përbashkuar”. Nuk përshkruhet dot hovi i zjarrshëm i zemrave, me të cilin u prit ky lajm i bukur i përgatitjes së himnit. Pa e mbaruar së recituari Asdreni, një anëtar i rrëmbyer ia hoqi vjershën me padurim nga duart, e vuri shpejt mbi një trekëmbësh në mes të sallës, dhe së bashku me koristët e tjerë dhe me profesorin Jonesku në orgë, e ekzekutuan himnin …Aq i përshtateshin ato fjalë çështjes së luftës për liri, sa ajo këngë e re u flakërua me të shpejtë si rrufeja nëpër popull … Himni, duke filluar nga Korça u përhap pas fare pak kohe nëpër gjithë Shqipërinë. 

Kur u bë Himni ynë i Flamurit, kujt mund t’i shkonte ndërmend se do të krijohej dhe aq shpejt Shqipëria, kush besonte se në atë kohë, kur Perandoria Otomane ishte edhe e fortë, ky himn do të zinte vendin e një himni kombëtar! 

Me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçëm që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit. Dhe, nëse himni u përhap në tërë Shqipërinë, duke zotëruar zemrat e shqiptarëve, kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shenjtëroi, duke e dashuruar me zemër gjer në therrori. … U bë Shqipëria! Po, u bë duke vuajtur me buzëqeshje, duke u kurajuar me këngën e jetës dhe të vdekjes nër dhëmbë: me Himnin e saj Kombëtar Shqiptar. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e Lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë! …

Muhamet Cenko

N. Allkja Biçaku

 © Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:himni i flamurithimni yne kombetarmuhamet cenko
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Të infektohesh me COVID-19, flet arsimtarja Alma Pire: Mbështetja morale më e rëndësishmja
Next Article Patatet e detit, burim i mirë i vitaminës C dhe i kompleksit të vitaminës B
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?