Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shqipëria fiton bindshëm ndaj Izraelit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Shqipëria fiton bindshëm ndaj Izraelit

portalishkollor
Last updated: June 13, 2017 10:19 am
portalishkollor
Share
SHARE

Shqipëria ka arritur të marrë një fitore fantastike 0-3 në Haifa duke u hakmarrë ndaj Izraelit pas humbjes së pësuar me të njëjtin rezultat në nëntor në Elbasan.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi kanë zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer teksa e kanë dominuar kundërshtarin që nga fillimi i takimit.

Armando Sadiku realizoi një dopietë në minutat 22 dhe 44. Goli i dytë i sulmuesit elbasanas ishte një kryevepër teksa kontrolloi mjaft mirë me gjoks topin e ardhur në ajër dhe pasi u rrotullua me fytyrë nga porta, goditi fort duke tundur rrjetën. Edhe goli i parë i Sadikut ishte i ngjashëm për nga mënyra e ekzekutimit të goditjes. Ndërkohë goli i tretë u shënua nga Memushaj në minutën e 71-të pas një aksioni perfekt me kombinimin e Çikalleshit dhe Hysajt.

Me këtë fitore, Shqipëria mbyll ecurinë negative prej 5 humbjesh radhazi dhe ngjitet në vendin e 3-të në grup me 9 pikë, njësoj sa Izraeli, por me golavarazh më të mirë.

Faqja zyrtare e internetit e UEFA-s, në komentin e saj për ndeshjet e kombëtareve, e ka cilësuar si mbresëlënëse paraqitjen e Shqipërisë në Haifa, të mbyllur me suksesin 3-0 përballë Izraelit vendas.

“Armando Sadiku shënoi dy gola të bukur ndërsa Shqipëria kaloi mbi Izraelin për vendin e tretë falë diferencës së golave pas një paraqitje mbresëlënëse.

Sulmuesi i Zyrihut realizoi të parin me një goditje të ulët nga jashtë zonës në minutën e 22-të ndërsa shënoi për të dyfishuar rezultatin me një gjuajtje nga një distancë edhe më e largët, pak para pushimit të ndeshjes.

Por Shqipëria nuk kishte mbaruar punë, Ledian Memushaj finalizoi një lëvizje të rrjedhshme ekipore për të mbajtur djemtë e De Biazit 7 pikë larg dy skuadrave të kreut”, shkruhej në artikullin e UEFA-s.

Ndërkohë, mediat izraelite kanë masakruar në komentet e tyre përfaqësuesen e Izraelit për humbjen e rëndë që pësoi në shtëpi me shifrat 3-0 përballë Shqipërisë.

“Kjo është një nga humbjet më turpëruese në historinë e ekipit kombëtar dhe publiku iu përgjigj me vërshëllima”, shkruan “Ynet”. “Shqiptarët dukeshin më kërkues dhe më të përgatitur për këtë ndeshje.

Ndërkohë, portali “One” i ka vënë thjesht titullin “Turpërim kombëtar” artikullit për ndeshjen, ku thekson se si Izraeli ishte një skuadër shumë e dobët në fushën e lojës. Njëkohësisht, e cilëson suksesin shqiptar “një hakmarrje të shërbyer të ftohtë”, që i kushtoi vendin e tretë Izraelit.

Ndeshja e radhës për kombëtaren shqiptare është me datë 2 shtator 2017 përballë Liechtenstein në Shqipëri.

(Arnold Përlala)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:IzraeliShqiperia
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Tekstet shkollore dhe digjitale të miratuara nga MAS
Next Article Pasojat e abuzimit te fëmijët në të tashmen e në të ardhmen
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?