Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shoqja ime ka sindromën Daun nga Albas
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Shoqja ime ka sindromën Daun nga Albas

portalishkollor
Last updated: October 31, 2016 12:27 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Edhe unë lexoj…” Kjo ishte motoja që i mblodhi nxënësit e Institutit Arsimor Eurolingua në bibliotekën e shkollës për aktivitetin  “Shoqja ime ka sindromën Daun”.

“Të zhytesh në botën e librit është sikur futesh në një botë magjike, por të lexosh e të njihesh me të veçantat dhe të përbashkëtat që mund të ketë një shoqe/shokë me sindromën daun, kjo është e veçanta e këtij aktiviteti”, – thotë Ola dhe Meglana, nxënëse në klasën e 5-të.

Marvi është nxënës i klasës së dytë i cili studion në ketë shkollë. Si të gjithë fëmijët e kësaj shkolle edhe Marvi është shumë i dashur dhe shumë bashkëpunues edhe përse ky fëmijë ka sindromën daun. Sot, në muajin tetor që njihet ndryshe edhe si muaji i sensibilizimit të kësaj sindrome, Marvin ka një mesazh për shokët e kësaj shkolle, por edhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. 

Ashtu si Tina, personazhi në libër edhe ai ka hobet dhe pasionet e veta. Kur e pyet se çfarë të pëlqen ai shprehet: “më pëlqen të shëtis me biçikletë, më pëlqejnë kafshët, por edhe të vizatoj personazhet e filmave që shikoj si: Batmani, Spadermenin, etj.”, madje guxon edhe më tej kur thotë se kur të rritet do të bëhet futbollist”.

Marvi kërkon nga shokët ta pranojnë siç është, ai ndihet mirë, është i kënaqur… dhe në fund nuk harron t’i kërkojë ndjesë mësuesve, shokëve, punonjësve të kësaj shkolle për ndonjë shqetësim të sjellë. Familjen e falënderon shumë që e ka sjellë në ketë jetë.

Përqafimet dhe puthjet e Marvit për shokët, shoqet si dhe mësuesit ishin shumë domethënëse. Ajo që binte në sy ishte dashuria dhe dhuratat e shumta që i bëjnë shokut të tyre nxënësit e kësaj shkolle. 

Nuk ishte aspak e lehtë për të që të lexonte, madje mësuese Yllka Qirko (ideatore e këtij aktiviteti) shprehet se: “Për shkollën ku ai studion është një sfidë e vërtetë”.

Aktiviteti mori një drejtim të veçantë kur në ambientet e bibliotekës u bashkuan të gjitha klasat e ciklit 9-vjeçar, mesa duket edhe ata kishin një mesazh për shokun e tyre të veçantë.

Ata kishin përgatitur një video për Marvin nën kujdesin e mësueses së biologjisë Etleva Mone rreth njohjes mbi sindromën daun, duke prezantuar një reportazh rreth fenomenit daun dhe shokut të tyre të vogël Marvi. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASliber
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Disa forma nanokristalesh të rritura në laborator
Next Article Festivali i Poezisë së Pabotueme
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?