Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shkolla s’është “e mërzitshme”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Shkolla s’është “e mërzitshme”

portalishkollor
Last updated: September 25, 2019 9:16 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në çdo kontinent, në çdo vend, arsimi është paksa i ndryshëm. Ekzistojnë mjaft fakte interesante rreth arsimit nga e gjithë bota, dhe më poshtë ne do të hedhim një vështrim mbi 20 prej tyre.

Në çdo kontinent, në çdo vend, arsimi është paksa i ndryshëm. Edhe pse janë zhvilluar të njëjtat debate, për shembull mbi moshën e duhur në të cilën duhet të fillojë arsimi i detyrueshëm dhe gjatësia e përkryer e një ditë shkollore, përgjigjet që vijnë nga kombe të ndryshme ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Ekzistojnë mjaft fakte interesante rreth arsimit nga e gjithë bota, dhe më poshtë ne do të hedhim një vështrim mbi 20 prej tyre:

1. Në Australi, Shkolla Ajrore ua transmeton leksionet nëpërmjet sinjaleve të radios nxënësve që jetojnë në zonat më të largëta.

2. Nga të gjitha shkollat në botë, më e madhja gjendet në Indi. Ajo quhet City Montessori School dhe në të mësojnë mbi 32.000 nxënës.

3. Kina është vendi ku fëmijët marrin më shumë detyra shtëpie. Adoleshentët në Shangai, kalojnë plotë 14 orë në javë duke bërë detyrat në tryezën e kuzhinës.

4. Fëmijët që jetojnë në Pakistan nuk kanë asnjë të drejtë ligjore për arsimimin falas, dhe arsimi i detyrueshëm është i vlefshëm për fëmijët nga mosha 5-9 vjeç.

5. Në Kili, pushimet verore zgjasin nga mesi i dhjetorit deri në fillim të marsit.

6. Vendi me vitin më të shkurtër shkollor dhe ditën më të gjatë shkollore është Franca.

7. Fëmijëve në Gjermani u jepet një kon i veçantë i quajtur një Schultüte plot me stilolapsa, lapsa, minilibra, ushqime dhe dhurata të tjera, të cilat mund të hapen vetëm kur ata fillojnë shkollën.

8. Fëmijët kanadezë marrin shumë leksione në frëngjisht dhe anglisht.

9. Në Brazil, ku dreka është një ngjarje e rëndësishme, fëmijët e fillojnë shkollën në orën 7 të mëngjesit dhe në mesditë të shkojnë në shtëpi për të drekuar me prindërit e tyre.

10. Fëmijët në Holandë e fillojnë shkollën në ditëlindjen e tyre të katërt, kështu që në klasë ka gjithmonë një nxënës të ri.

11. Anglia është shtëpia e shkollës me konvikt më të vjetër në botë – Shkolla e Mbretit në Kanterbëri, pavarësisht se është themeluar në vitin 1567, ofron një edukim të plotë modern, dhe është e pajisur më të gjithë mjetet e duhura.

12. Pavarësisht nëse rastis fundjavë apo pushim, fëmijët në Rusi e fillojnë gjithnjë shkollën në ”Ditën e Njohurive”, që është 1 shtatori.

13. Shkolla më e vogël në botë ndodhet në Torino të Italisë, dhe në të shkon vetëm 1 nxënës.

14. Finlanda ka moshën më të lartë të nisjes së shkollët nga fëmijët, dhe njëherazi një nga sistemet më të suksesshme të arsimit. Aty fëmijët ulen për herë të parë në bankat e shkollës në moshën 7-vjeç.

15. Djemtë dhe vajzat arsimohen veçmas në Iran, derisa të mbërrijnë universitetin. Edhe mësuesit duhet të jenë të gjinisë së njëjtë me nxënësit e klasës ku japin mësim.

16. Në Kenia, fëmijët nuk janë ligjërisht të detyruar të shkojnë në shkollë, por shumica e tyre e bëjnë këtë.

17. Për shkak të problemeve periodike me përmbytjet me të cilat përballet vendi, Bangladeshi ka mbi 100 shkolla lundruese. Secila prej tyre ka qasje në internet, bibliotekë dhe furnizohet me energji me anë të paneleve diellore.

18. Në SHBA gjendet mësuesja më e moshuar në botë. Ajo është Anjez Zhelesnik, 101-vjeçe.

19. Një nga lëndët që mësohet në shkolla islandeze është thurrja e trikove.

20. Shkolla fillore në Pumaçangtang të Tibetit, mendohet të jetë shkolla më e lartë në botë,  5.373 metra mbi nivelin e detit.

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:e merzitshmene boteshkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Tërmet në kokën tonë
Next Article SESA apo SE SA?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?