Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shkodër, Albas takim me rrjetin profesional e mësuesve të gjuhës dhe letërsisë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Shkodër, Albas takim me rrjetin profesional e mësuesve të gjuhës dhe letërsisë

portalishkollor
Last updated: April 15, 2018 9:35 am
portalishkollor
Share
SHARE

Risi për marrjen e materialeve të përgatitura nga shtëpia për në klasë: USB dhe DVD jo më të nevojshme. Ekipi i trajnerve të e-librit Albas sjell detajet në ftesën që u bëri rrjeti profesional i mësuesve të gjuhës dhe letërsisë në Shkodër.

Menjëherë pas takimit të zhvilluar në Tiranë me rrjetin e mësuesve të gjuhës shqipe dhe letërsisë, ka ardhur ftesa që u kanë bërë vetë mësuesit e rrjeteve profesionale ekipit të trajnerve të e-librit Albas për të ditur më shumë rreth përdorimit teknologjik të librave. Mësuesit e rrjetit profesional të gjuhës dhe letërsisë në Shkodër pritën ekipin e posaçëm në një takim në shkollën e mesme “Jordan Misja”. 

Përgjegjësi i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija i informoi ata mbi përditësimin e fundit të platformës shkollore albas e-libër. Risia qendron në faktin se tashmë mësuesve nuk u duhen më USB ose DVD për të marrë nga shtëpia në klasë informacionet shtesë për një orë mësimi të zakonshme ose orë model, të hapur etj. Forma më e re konsiston në shtimin e këtyre informacioneve, të shkruara, foto ose video, në brendësi të librit digjital. 

Dudija i informoi gjithashtu mësuesit se platforma shkollore Albas e-libër nuk ka nevojë për internet. “Vazhdimisht ka probleme me internetin në shkollë, prandaj ju bëjmë me dije se ju keni nevojë për internet vetëm në momentin që shkarkoni librin, më pas ju mund të punoni pa internet. Kjo është bërë e mundur vetëm për të lehtësuar punën tuaj të përditshme, pasi ju shpesh herë përballeni me vështirësi të ndryshme”, u shpreh ai. 

Gjithashtu në këtë takim të zhilluar me rrjetin profesional të mësuesve të gjuhës dhe letërsisë Shkodër ekipi trajnues i Albas theksoi edhe një herë rëndësinë e përdorimit të teksteve shkollore digjitale platformën shkollore Albas e-libër në orët e hapura.  Libri digjital bën të mundur që mësuesi të bëjë pjesë të përgatitjes edhe nxënësin duke krijuar profilin e personalizuar dhe grupet përkatëse. Mësuesi mund të shpërndajë në grup materiale të cilat mund t’i shikojnë nxënësit si: detyra, teste, ushtrime etj. Në këtë mënyrë, mësuesi dhe nxënësit bashkëpunojnë në distancë dhe virtualisht janë në klasë dhe ndjekin njëri-tjetrin.

Libri digjital është i pasur me materiale multimediale si: audio, video, foto, 3D, linqe, materiale te tjera shtesë. Ju mund t’i përdorni këto materiale në klasë dhe të diskutoni me nxënësit rreth tyre. Videot dhe audiot nuk janë të gjata, gjë kjo e planifikuar që nxënësit të mos shpërqëndrohen por njëkohësisht edhe ora e mësimit ka ritëm.

Por sa të njohur ishin vetë këta mësues me librin digjital? 

Rrjeti profesional i mësuesve të gjuhës dhe letërsisë Shkodër ishin të orientuar përsa i përket funksionimit të librit digjital kjo dhe prej vetë kohës që ka kaluar që nga vendimi i MAS për këtë çështje. Për ta ishte gjithashtu i njohur edhe fakti i domosdoshmërisë së përdorimit të këtyre librave në një orë mësimi. Mësuesja e letërsisë, Gentjana Dibra, mes kolegëve të tjerë u shpreh tepër e kënaqur që nëpërmjet këtyre librave ka mundur të zhvillojë orë mësimi më të këndshme me nxënësit e saj duke iu ofruar atyre jo vetëm informacione shtesë, por edhe imazhe pamore të cilat nuk gjenden në librat e printuar. Problemi kryesor që hasin mësuesit në vënien në praktikë të përdorimit të librit digjital është ana infrastrukturore. Jo të gjitha shkollat janë të paisura me paisje të tilla si, video projektor, kompjutera apo qasje interneti. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASdigjitaliziminformacionShkoder
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Forumi Rinor i Shkencave” 2018, jetë studentore aktive
Next Article “Puna e mësueses është llogaridhënëse për tërë jetën”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?