Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shenjtërohet Nënë Tereza, misionarja e jetës dhe dinjitetit njerëzor
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Shenjtërohet Nënë Tereza, misionarja e jetës dhe dinjitetit njerëzor

portalishkollor
Last updated: September 5, 2016 3:03 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Qielli i Vatikanit u ndriçua të dielën nga aureola e një shenjteje të re, Nënë Terezës. Ceremonia e shpalljes Shenjt të shqiptares së imët, me trup të mpakur, por me shpirtin e thellë deri te burimi i jetës u zhvillua në 4 shtator, në praninë e figurave më të shquara shqiptare dhe botërore. Të gjithë, të mbledhur në Sheshin “San Pietro”, në Romë, kremtuan shpalljen shenjt të shqiptares që të gjithë e pamë, që të gjithë e dëgjuam, që shumica prej nesh u përpoqëm ta imitonim në virtyt edhe përkushtimin ndaj jetës.

Shenjtja e trojeve shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta (Indi). Vinte nga një familje e mrekullueshme dhe e bashkuar në bashkëndarje, kujdes dhe dashuri për njëri-tjetrin. Prindërit e Nënë Terezës nuk reshtën kurrë së përcjelli te fëmijët e tyre shpirtin e devotshmërisë dhe atmosferën e respektit të ndërsjellë.

Sot, le të ndihemi krenarë, jo sepse televizionet e mbarë botës përçuan liturgji në gjuhën shqipe, apo lakuan faktin që Shenjtja Terezë ishte shqiptare. Le të na shërbejnë ditë të tilla gëzimi mbarë botëror për të reflektuar për vlerat që mund të kultivohen ndër ne, që cilido nga ne mund të jetë “një shtëpizë” ku të mbretërojë dashuria për të afërmin, paqja dhe respekti për jetën.

Nënë Tereza shqiptare nuk u shpall shenjte vetëm se u vërtetuan dy mrekullitë që thyen tabutë e botës mistike. Ajo u shpall shenjte, sepse ishte thellësisht kundruese dhe e gëzueshme, ashtu siç duhet të jetë çdo njeri në jetën e përditshme. Nënë Tereza i donte njerëzit, besonte tek mirësia dhe falte buzagaz të gjithë dhe gjithçka që i shkaktonte dhimbje.

Nënë Tereza shqiptare e shqiptarëve dhe e të gjithë botës u shpall shenjte, sepse më parë se të ndiente uri, kërkonte të ushqente dikë tjetër që kishte nevojë për ushqim, para se të ndiente etje, i jepte të pinte dikujt tjetër, kur kishte ftohtë i jepte një batanije një tjetri që kishte më shumë nevojë se ajo. Nënë Tereza nuk u shtir dhe nuk u tregua kurrë servile ndaj askujt. Për të nuk kishte të pasur apo të varfër, në zemrën e saj kishte vetëm njerëz të barabartë.

Le të na shërbejnë ditë historike si e diela e 4 shtatorit jo për të na kujtuara apo për të na përkëdhelur krenarinë e origjinës, por për të na sjellë ndër mend që jemi njerëz dhe nuk duhet të heqim dorë nga dinjiteti i jetës, të vihemi të gjithë në shërbim të dashurisë, në shërbim të vlerave njerëzore, të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën dhe afërsinë tonë.

Nuk mjafton të krenohemi me Nënë Terezën. Duhet të çojmë përpara misionin e jetës që ajo me durim na e mësoi. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:jeteNene Tereza
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article T’a bëjmë këtë botë të vërtetë!
Next Article Ushtrime për ata që rrinë gjatë para kompjuterit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?