Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Së shpejti nis procesi i njohjes së diplomave për studentët nga Kosova
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Së shpejti nis procesi i njohjes së diplomave për studentët nga Kosova

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 11:22 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla priti në një takim Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, ku ndër të tjeradiskutuan mbi procesin e njohjes së diplomave për studentët nga Kosova që kanë studiuar në institucionet e arsimit të lartë privat në vendin tonë.

Në përfundim të takimit, Ministrja Nikolla deklaroi se së bashku me ministrin Bajrami është zhvilluar një proces diskutimesh konstruktive në rrugën e standardit që kemi vendosur, atë të bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve, në mënyrë që Shqipëria dhe Kosova të jenë së bashku në rrugën e integrimit të arsimit të lartë në hapësirën evropiane.

“Ky është një premtim i mbajtur, posaçërisht nga ana e Ministrit të Kosovës, për të bërë të mundur ndryshimet ligjore që mundësojnë njohjen e diplomave të studentëve që vijnë nga Kosova për të studiuar në universitetet shqiptare. Ne jemi bashkë, për të mundësuar në një kohë shumë të shpejtë procesin e njohjes së diplomave, duke ofruar jo vetëm siguri në verifikimin e çdo diplome që është lëshuar nga institucionet tona të arsimit të lartë, por duke qartësuar edhe situatën për ato 18-të institucione private që u mbyllën”, deklaroi Nikolla.

Nga ana e tij, Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami tha se, falë bashkëpunimit shumë të mirë me ministren Nikolla është zhvilluar një proces konsultash i cili po finalizohet për të filluar më pas procesi i njohjes së diplomave të studentëve kosovarë që janë diplomuar në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri, sepse deri më tani të gjitha diplomat e universiteteve publike janë njohur reciprokisht dhe nuk ka pasur probleme.

“Ministria e Kosovës është në fund të procesit dhe që javën e ardhshme do të miratojmë udhëzimin administrativ për njohjen e diplomave për studentët kosovarë që mbarojnë në institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri”, tha ministri Bajrami.

Ministri i Arsimit të Kosovës vlerësoi sistemin e ndërtuar nga Ministria e Arsimit në Shqipëri që qartësoi institucionet private të licencuara çka sipas tij, do të ndihmojë në zhvillimin e procedurave të shpejta administrative për njohjen e diplomave. 

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Ministrja e Arsimit dhe Sportit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gara e maturantëve, afatet dhe kriteret për të fituar universitetin
Next Article Botimet “Albas” në secilën shkollë të Kosovës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?