Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Schoolflix jo vetëm Netflix
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Schoolflix jo vetëm Netflix

portalishkollor
Last updated: July 12, 2019 12:48 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesit janë të rëndësishëm për periudha të ndryshme të jetës, por nëse ata bëhen të rëndësishëm për gjithë jetën, kanë realizuar veten si njerëz.

https://www.instagram.com/schoolflix1/

Prindërit apo gjyshërit na bëhen mësuesit e parë me “leksionet” e jetës, e më pas vijojmë të orientohemi nga ata mësues që në kohën e duhur na qëndrojnë afër e na drejtojnë. Përpiqemi që të gjejmë, sipas idesë sonë mësues të mirë për të përfituar sa më shumë prej tyre.

Çdo mësues në profesionin e tij, e sheh veten si “mësues të mirë”, pasi “punon për rritjen profesionale”, ua “shpjegon lëndën me pasion nxënësve”, “lodhet gjatë orës së mësimit” dhe mendon “i qetë” se po “bën atë që duhet”, deri në momentin kur nxënësi i tij i thotë se si e mendon mësuesin e mirë: “Një mësues i mirë është një njeri që e kupton ku i fillon e ku i mbaron autoriteti, që nuk e di veten që është zot, që nuk i fut hundët në punë që “as prindërve s’ka ç’i duhet”, që paaftësinë e vet nuk e kompenson me terror në klasë dhe sigurisht që ka pedagogji. Po pati këto, është ok se nxënësit e shkretë gjithsesi po vetë e mësojnë lëndën, por të paktën mos iu bëhet jeta ferr me idiotllëqe…”. Dhe mësuesi që punon shumë për lëndën e tij, me të drejtë, mund t’i duket ky shpjegim “i padrejtë, i nxituar, me inate e hatërmbetje e me plot sikur-e” dhe menjëherë do ta hiqte nga mendja e do t’u kthehej atyre vlerësimeve të drejtpërdrejta positive që ka marrë gjatë punës në vijimësi.

Por… po sikur të ketë të drejtë ky nxënës?

Nxënësit sot i përkasin një kohe të një mijëvjeçari të ri. Shprehjet e tipit “nxënësit dikur… mësuesit dikur…”, janë një lloj nostalgjie që kemi për veten e për kohën tonë, por e rëndësishme është të shohim atë që është sot e si mund të përmirësohet gjendja e shkollës në këto kushte. Të gjithë duam që nxënësit tanë të lexojnë më shumë, e ata nuk lexojnë; të gjithë duam që fëmijët tanë të marrin përgjegjësitë e tyre e të punojnë për të qenë të ditur e të lirë prej dijes së tyre, e mbase përsëri nuk janë. Por nga ana tjetër, na duhet t’i dëgjojmë e t’i kuptojmë arsyet e tyre e përmes diskutimit të gjejmë rrugën e mesme të artë.

Si të afrohemi më tepër me nxënësit, të jemi empatikë me ta për t’i ndihmuar, kur kjo shoqëri e jona është e mbushur me mos-e e me shiko atë e shiko këtë?

Gjithë kohës i nxisim nxënësit në mënyrë të gabuar duke i krahasuar e vënë në konkurrencë. Nxënësve kjo natyrshëm nuk u pëlqen aspak, ashtu sikur nuk na pëlqen dhe ne mësuesve nëse na thonë nxënësit në sy se sa e mirë është një tjetër mësuese, ndërkohë që e mendojmë se secili ka diçka të veçantë për të ofruar.

Nga gjithë këto dilemma e mendime nisi rrugën edhe një vlog i zyshës me nxënësen Megi, me emrin @schoolflix në instagram.

Si emrin e tij “schoolflix” ashtu edhe fjalët vlog apo instagram, janë parë si mjete që të rinjtë (duam apo s’duam ne) i kanë pjesë të së përditshmes së tyre.

Në këtë vlog, @schoolflix1 (https://www.instagram.com/schoolflix1/) unë (zysha), bashkë me Megin (nxënëse) bëjmë diskutime mbi tema që na duken interesante, për t’u trajtuar. E kemi parë këtë marrëdhënie brenda vetë natyrës së një zyshe që “gjithnjë kërkon të kontrollojë sjelljen e nxënësit” dhe së një nxënëseje “që refuzon të pranojë çdo gjë që i thuhet në mënyrë arbitrare”. Shpesh na duhet të debatojmë edhe për temat që do të diskutojmë, pasi mendimet e mia i duken tepër të vjetëruara dhe mua të sajat tepër naive. Qëllon edhe të mbajmë qëndrim për disa javë, se unë marr pozicionin e njeriut që ka diçka në dorë, e qëndrimi i saj më bën me dije që ne nuk ndryshojmë si brez, që na pëlqen autoriteti e nuk lëshojmë kollaj pe.  

Marrëdhënien tonë në diskutim e shohim si një përballje jo vetëm të brezave, por edhe të të rinjve sot që kanë lindur në kohën e teknologjisë. Të gjitha këto ne i bëjmë në vlogun tonë, për të zbutur disi këtë “përplasje” e të shihet kjo marrëdhënie si një mundësi për të nxitur mësuesin të fitojë autoritet te nxënësi profesionalisht dhe nxënësi ta shohë mësuesin si një model e shembull për t’u ndjekur.

Mësuesit janë të rëndësishëm për periudha të ndryshme të jetës, por nëse ata bëhen të rëndësishëm për gjithë jetën, kanë realizuar veten si njerëz,

P.S. ndiqni për më tepër vlogun

Migena Shyti

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:diskutimemigena shytischoolflix
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Përshkrimi i notës në dëftesë
Next Article Ushqimet që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave tek fëmijët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?