Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rutinat e shëndetshme për mësuesit gjatë sezonit veror
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Rutinat e shëndetshme për mësuesit gjatë sezonit veror

portalishkollor
Last updated: October 28, 2022 10:47 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ndërtimi i rutinave të shëndetshme ju lejon të mos bini pre e lodhjes dhe vetmisë, duke krijuar një hapësirë personale të shëndetshme e të frytshme. Për të krijuar një sezon pushimesh relaksuese, Resilient Educator propozon disa këshilla.

Viti shkollor u mbyll dhe sezoni i pushimeve ka çelur siparin. Si i gjen ky sezon mësuesit e vendit tonë? Me kalimin e peripecive shkollore, nevoja për pushim është e lartë. Kujtojmë se për shumë mësues të cilët kanë punuar me orë të zgjatura, të mbingarkuar, shpesh edhe në ditët e fundjavës, pushimi ka qënë luks. Ndërtimi i rutinave të shëndetshme ju lejon të mos bini pre e lodhjes dhe vetmisë, duke krijuar një hapësirë personale të shëndetshme e të frytshme. Për të krijuar në sezon pushimesh relaksuese, Resilient Educator propozon disa këshilla:

Krijoni një ritual mëngjesi veror 

Mëngjeset e shkollës për mësuesit janë shpesh stresuese, të shkurtra dhe në rendje të vazhdueshme, por mëngjeset e verës duhet të jenë më terapeutike. Filloni një ritual të ri dhe më të ngadalë të mëngjesit, i cili ju lejon të qetësoheni, të reflektoni dhe të shijoni vaktin. 

Lexojini librat e harruar në sirtar 

Sa libra keni blerë me idenë që do i lexoni kur koha të jetë në favorin tuaj? Pas librave shkollor, ju si mësues mund të përftoni dëshirën për t’u shkëputur nga librat. Mos harroni, se terapia e një libri të mirë ju kthen tek hobit e mëparshëm. Leximi në plazh ju dhuron qetësi mendore.

Organizohuni dhe pastroni hapësirën tuaj

Për shumë mësues, organizimi dhe pastrimi i shtëpisë i ndihmon të kenë një ditë produktive. Kur hapësira personale është e sistemuar, atëherë ju si individ e keni më të lehtë të vijoni me aktivitetet e ditës. 

Krijoni një axhendë personale për vitin e ardhshëm shkollor

Kush jeni ju si edukatorë? Në çfarë besoni? Çfarë dëshironi të arrini vitin e ardhshëm shkollor? Mendoni mbi synimet profesionale dhe ambiciet. Krijimi i axhendave personale rrit vullnetin për t’ia dalë sa më lart në karrierë. Sfidoni veten të rriteni si edukator. Shumë mësues marrin pjesë në trajnime ose konferenca për zhvillim profesional gjatë verës. Mendoni se çfarë do të dëshironit të punoni për vitin e ardhshëm në klasë. 

Kaloni kohë me familjen 

Viti shkollor është i ngarkuar për mësuesit, të cilët duhet menaxhojnë shkollën, aktivitetet, punën dhe drejtimi e familjes. Vera duhet të jetë e gjitha rreth rilidhjes me familjen. Darkat familjare, udhëtimet, bisedat e gjata duke pirë çaj të ftohtë ose limonadë ju ndihmojnë të rikuperoni kohën e humbur. Kaloni kohë cilësore me njerëzit që doni më shumë.

Kaloni kohë me miqtë 

Vera është koha ideale për të dalë atje me miqtë tuaj për pak argëtim. Angazhimet shkollore dhe personale mund t’iu kenë mbajtur gjatë pa u socializuar. Vera është koha e përkryer për të dale jashtë dhe ndryshuar ritmin mekanik. 

Shpenzoni kohë në natyrë

“Natyra nuk është një kurë mrekullie për sëmundjet,” thotë Lucy McRobert nga The Wildlife Trust. Studimet kanë treguar se koha e kaluar në natyrë redukton depresionin dhe rrit ndjenjat e lumturisë. Edukatorët kalojnë pjesën më të madhe të vitit shkollor brenda ambienteve të shkollës, kështu dalja në natyrë është nevojë dhe terapi. Vetë-kujdesi, rritja personale, përgatitja në shkollë dhe rritja profesionale, janë etapa të rëndësishme që kërkojnë kohë dhe vullnet. Këto metoda janë fantastike për të siguruar që muajt verës të jenë rigjeneruese dhe produktive.

Burimi: https://resilienteducator.com/lifestyle/summer-vacation-to-do-list-for-teachers/ 

Përgatiti: Xhoana Jaku 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Këshilla nga Rajmonda Mullaymeri se si të motivoni fëmijët me nevoja të veçanta
Next Article Këshilla nga Rajmonda Mullaymeri se si të motivoni fëmijët me nevoja të veçanta
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?