Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rudina Koromani: Kritika kritikës së ashpër të mësuesve
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Rudina Koromani: Kritika kritikës së ashpër të mësuesve

portalishkollor
Last updated: October 25, 2021 1:18 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mësimdhënia është bërë gjithnjë e më shumë sfiduese për të marrë vëmendjen e nxënësve. Prandaj është i nevojshëm kujdesi që duhet në dhënien e kritikave: të verbalizohet episodi, të jepen komente se si episodi ndikon emocionalisht te mësuesi dhe të shtohet një propozim ose sugjerim për përmirësim.

Fëmijët sot nuk janë më të bindurit e mëparshëm ndaj autoritetit legjitim të mësuesve. Janë shtuar nxënësit protagonistë, nxënësit që bojkotojnë orët mësimore apo ata me mungesë interesi për të mësuar e janë shtuar fëmijët me probleme psikologjike. 

Format e prindërimit modern kanë ndryshuar e rrjedhimisht ka ndryshuar dhe mënyra liberale sesi ata sillen e komunikojnë në ambientet shkollore por dhe mënyra për t’i motivuar të mësojnë. Për këtë arsye mësimdhënia nga ana e mësuesve është bërë gjithnjë e më shumë sfiduese për të marrë vëmendjen e tyre, por mbi të gjitha të komunikojnë efektivisht me ta.

Një nga problemet që vërehet nga prindërit dhe nxënësit në këtë problematikë është mënyra e ashpër dhe e ftohtë e dhënies së kritikave dhe qortimeve të mësuesve në shkollë. 

Përtej gjithë ngarkesës dhe lodhjes psikologjike që ka profesioni i mësuesisë, për të cilin duhen vlerësuar, mësuesit duhet të jenë të vetëdijshëm në impaktin që kanë në motivimin e fëmijës për të mësuar. Një fjalë e ashpër apo e perceptuar e padrejtë nga fëmija nxënës mund të ndikoj drejtpërdrejt në humbjen e interesit për të mësuar atë lëndë.

Prandaj është e nevojshme kujdesi që duhet në dhënien e kritikave: të verbalizohet episodi, të jepen komente se si episodi ndikon emocionalisht te mësuesi dhe të shtohet një propozim ose sugjerim për përmirësim, për shembull: 

“Në këtë rast ke bërë një gabim, por mund ta korrigjosh në mënyrën e mëposhtme …”

“Unë jam shumë i mërzitur”, “më vjen keq”, “jam i zemëruar për atë që po ndodh”. 

Mësuesi që di të komunikojë në mënyrë efektive është i vetëdijshëm për rëndësinë gjuhësore të fjalëve dhe mënyrën e ndërtimit të një fjalie. Për shembull, është një gjë të thuash: “Si jeni?” dhe një gjë tjetër të thuash “Do të doja të di si je”. Shprehja “Do të doja të dija si je” jep më shumë idenë e pjesëmarrjes dhe interesimit sesa shprehja “Si je” që duket më e ftohtë dhe më e largët.

Kritikat e bazuara në fakte dhe jo në hamendje apo projeksione që mund të bëhen padashje janë gjithnjë efikase duke pasur fokus nxjerrjen në pah të sjelljes së gabuar dhe jo marrjen në pyetje e fëmijës: “Në këtë situatë po sillesh si…”

Frazat që shprehin komunikim efektiv kanë brenda tyre fjalë që shprehin interes, pjesëmarrje, dëgjim e rezonancë emocionale. 

Kur shprehet një vlerësim pozitiv, përdorimi i vetës së parë e përforcon impaktin psikologjik: “përkushtimi yt ishte i shkëlqyer”, por kur shprehim një kritikë duhet përdorur veta e tretë për të lehtësuar disi peshën e fajit: “kjo sjellje është e pamjaftueshme”. 

Megjithëse në dukje fjalori dhe ndërtimi i fjalisë nga mësuesi duket spontan dhe tradicional, në realitet në klasë ai shndërrohet në komunikim edukativo-didaktik me funksione dhe qëllime më specifikë, në strategji dhe teknika, korrektësia e të cilave kontribuon në formimin dhe rritjen e personalitetit të nxënësit. Vërtet lëvdatat duhen më shumë por ato që respektohen janë kritikat.

Të kritikosh me dashuri është art- Carlo Maria Martini

Rudina Koromani, Psikologe Klinike

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASkritika kritikesmesimdhenia ne ditet e sotmerudina koromani
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Lehtësoni punën mësimore të nxënësit që të fitoni ambicien e tij
Next Article Trajnim me kredite më 6 nëntor për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” (2021)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?