Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rreth serisë “Shoqja ime Koni”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Rreth serisë “Shoqja ime Koni”

portalishkollor
Last updated: November 10, 2017 12:59 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Siç rritet lexuesi, rriten edhe Maksi me Konin. Tashmë ata janë të gatshëm të shoqërojnë fëmijët mbi 8 vjeç me aventurat dhe ngjarjet e papritura që hasin çdo ditë. Ndiqni Maksin dhe Konin duke u rritur bashkë me ta.

Koni dhe Poni kërcimtar

Koni është e lumtur. Më në fund ajo do të shkojë në fermën e kuajve. Koni mezi po pret të shohë përsëri kalin e saj të preferuar, Karlinën. Së bashku me Anën, ajo do të ndjekë një kurs akrobacie mbi kalë. Një kalë i cirkut, Amadeusi, ka nevojë urgjente për ndihmë e tyre. A do të mundet Koni dhe miqtë e saj ta ndihmojnë?

Koni dhe dëbora e madhe

Koni dhe familja e saj kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet dimërore në një kasolle të vetmuar në mal. Sa keq, bora që Koni mezi pret të bjerë, nuk duket askund! Por, sapo mbërrijnë, si me magji, bie aq shumë dëborë, sa ata bllokohen e madje, mbesin pa ushqime e pa ngrohje. Çfarë bëjnë ata?

Koni dhe banda e djemve

Koni dhe shoqet e saj janë të entuziazmuara. Ato do të shkojnë në fermë tek Anika dhe do të ngrenë atje çadrën e kampingut. Së bashku do të kalojnë një fundjavë fantastike, por… në planet e tyre nuk kishin llogaritur bandën e djemve të fermës fqinje.

Koni udhëton me prindërit nëpër detin Mesdhe

Koni udhëton me prindërit dhe Jakobin për në Greqi. Më në fund, pushime! Në ishullin e Kretës, çdo gjë është krejt ndryshe nga shtëpia. Deti është i madh dhe blu. Në rrugicat e qytetit mund të humbasësh lehtë. Sa mirë që ka grekë që flasin gjermanisht! Në të kundërt, Koni nuk do të ishte gjetur kurrë. Gjithashtu, nuk do të kishte parë kurrë një pallat të vërtetë.

Koni dhe kështjella e vampirëve

Daja i Anës ka ftuar mbesën e tij dhe shoqet e saj në hotelin e tij kështjellë. Kjo është fantastike! Por shumë shpejt vajzat zbulojnë se atje gjërat nuk shkojnë si duhet. A sillet rreth e rrotull kështjellës si vampir kont Vladimiri? Pse Dragomiri mban gjithmonë në qafë një shall të madh? Po kontesha e vjetër dhe e çuditshme, pse ha me aq shumë kënaqësi sallam të papërpunuar?

Koni dhe çasti i shumëpritur i akullores

Koni, Ana dhe Billi kalojnë disa ditë pushime në Itali. Shoqet vizitojnë gjyshen e Billit në një fshat të vogël, në afërsi të Napolit. Koni njihet me Romën, lahet në detin Mesdhe dhe ngjitet në Vezuv. Por, mbi të gjitha, në Romë Koni dhe shoqet e saj shijojnë akullorën më të mirë në botë!

Koni dhe cirku i pushimeve

Koni mezi pret të shkojë në plazh e të flejë në tendën e kampingut. Por papritur gjithçka shkon ters me pushimet e shkurtra dhe familja Klaviter befas e gjen veten duke bërë kamping në kopshtin e shtëpisë së tyre. Nga një ekskursion i vogël del një cirk fantastik pushimesh!

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASliber
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rreth serisë “Shoku im Maksi”
Next Article Rreth serisë “Libri që flet”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?