Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rregullorja e shkollës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Rregullorja e shkollës

portalishkollor
Last updated: June 21, 2019 10:19 am
portalishkollor
Share
SHARE

Rregullat janë shumë të rëndësishme pë shkollën, ndaj ju sjellim modelin e një rregulloreje. Zbatueshmëria e saj në mënyrë të përpiktë përcakton suksesin e një shkolle…

1. Mësuesit detyrohen të paraqiten në shkollë në orën 7.30 minuta dhe nxënësit detyrohen të vijnë në shkollë në orën 7.40 minuta.

2. Mungesat e nxënësve në mësim janë të justifikueshme vetëm kur nxënësit paraqesin një raport mjeksor, ose kur ka një justifikim paraprak me shkrim nga prindi dhe ky është marrë në konsideratë nga mësuesi kujdestar.

3. Cdo mungesë tjetër e cila nuk përmbush kushtet e pikës 3 do të konsiderohet e pa justifikueshme dhe për shqyrtimin e tyre  do të zbatohet  dispozita normative.

4. Largesat nga orët e mësimit konsiderohen si të pa justifikueshme dhe do të konsiderohen si thyerje e disiplinës shkollore dhe e rregullores së shkollës.  Çdo rast i konstatuar do të merret në shqyrtim nga komisioni i disiplinës, i cili ka të drejtën e marrjes së masave konkrete.

5. Mësuesi kujdestar detyrohet të njoftojë prindin përmes fletores personale të nxënësit, për cdo konstatim negativ apo pozitiv në sjelljen e këtij të fundit.

6. Gjatë kohës së orarit të mësimit, nxënësi nuk lejohet të dalë nga ambientet e shkollës, me përjashtim të rasteve të vecanta të gjykuara nga drejtoria e shkollës.

7. Për asnjë arsye nuk është e lejueshme që mësuesi të nxjerrë nga klasa nxënësit gjatë procesit mësimor, në rast të kundërt kjo merret në shqyrtim nga drejtoria e shkollës dhe shoqërohet me masat përkatëse.

8. Në raste ekstreme, nxjerrja jashtë nga ora e mësimit e nxënësve duhet detyrimish të shoqërohet me raportim në drejtori dhe rasti të merret në shqyrtim nga këshilli i disiplinës.

9. Drejtuesve, mësuesve, nxënësve dhe punonjësve të shërbimit, nuk u lejohet në mënyrë kategorike  përdorimi i dhunës fizike apo psikologjike, kërcënimi, fyerja, apo cdo veprim tjetër ndaj kujtdo brenda ambienteve të shkollës, i cili bie ndesh me normat e sjelljes në shoqëri.

10. Në shkollë ndalohet reptësisht përdorimi i lëndëve narkotike, alkoolit, duhanit, mbajtja e armëve të ftohta apo të zjarrit, nga nxënësit dhe personeli i shkollës, si dhe nga cdo individ tjetër i cili gëzon të drejtën për të hyrë në ambientet e shkollës.  

11. Në konstatim të rasteve që i referohen pikës 11 të rregullores së shkollës, mblidhet menjëherë Këshilli i Disiplinës dhe shqyrton cështjen.

12. Nxënësi, mësuesi dhe kushdo tjetër që hyn në ambientet e shkollës,  është i detyruar të hedhë mbeturinat në vendet e caktuara për këtë qëllim. 

13. Nxënësit të cilët do të konstatohen se nuk respektojnë pikën 13 të rregullores së shkollës, do të merren në shqyrtim nga Këshilli i disiplinës dhe penalizohen me pastrim të detyruar të ambienteve të institucionit. 

14. Nxënësve dhe mësuesve u ndalohet përdorimi i celularit  gjatë procesit mësimor.

15. Nxënësit dhe mësuesit duhet të paraqiten në shkollë me uniformën e paracaktuar për ta.

16. Në shkollë nuk lejohet përdorimi i makiazhit nga nxënëset, si dhe përdorimi i vathëve apo aksesorëve të tjerë metalikë te vendosur në trup nga nxënësit.

17. Nxënësit janë të detyruar të vijnë në shkollë me mjetet e duhura mësimore të cilat bëhen të ditura nga mësuesit përkatës.

18. Mësuesit kujdestar duhet të mbajnë kantakt të vazhdueshëm gjatë gjithë ditës me klasën kujdestari dhe të raportojnë për cdo shqetësim drejtorinë e shkollës, brenda ditës. Në rast neglizhence Këshilli i Disiplinës do të marrë në shqyrtim cështjen. 

19. Personeli i shërbimit ka detyrimin të sigurojë një ambient të pastër në shkollë gjatë gjithë ditës.

20. Të gjitha vendimet e këshillit të disiplinës janë të formës së prerë dhe duhet të zbatohen.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:rregulloreshkolle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article MSH/Publikohen rezultatet e provimit të gjuhës së huaj (Matura 2019)
Next Article Maturantët e regjionit të Ferizajt dhe Gjilanit i nënshtrohen pjesës së dytë të provimit të maturës shtetërore (2019)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?