Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rregullore për mësuesen nga nxënësit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Rregullore për mësuesen nga nxënësit

portalishkollor
Last updated: January 30, 2020 12:34 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo nuk është një rregullore ligjore për mësuesit, por një rregullore e parë dhe e menduar nga një grup nxënësish gjimnazistë. Rregullat kanë dalë rishtazi gjatë një detyre për tekstin udhëzues. Ju ftojmë t’i lexoni dhe të ndani mendimin tuaj.

Në një detyrë për tekstin udhëzues, i kërkova nxënësve të mi të shkruanin disa rregulla për klasën. Ngaqë u mendua si një detyrë e konsumuar disa herë dhe meqë në çdo fillim viti përgatisim një të tillë, rregullat u shfrytëzuan për një tjetër mundësi. Sipas tyre, menduan të bënin diçka që i shkonte më për shtat, të bënin një më të mirë që i ndihmonte të kuptohen e të shihen me seriozitetin që puna na e kërkon. Kështu që punuan një rregullore për mësuesin/mësuesen. 

1. Asnjëherë mos i përfshi nxënësit në problemet e tua familjare. Ata nuk duhet të dinë se çfarë të shqetëson.

2. Merr kohë për t’i njohur nxënësit; përfshi interesat e tyre në mësimdhënie.

3. Përpiqu të krijosh marrëdhënie të mira me nxënësit, pasi kjo nxit bashkëpunimin mes dy palëve.

4. Përdor metoda të ndryshme për të zhvilluar orën e mësimit.

5. Kurrikula mësimore ndryshon vazhdimisht, përshtatu edhe ti me këtë ndryshim.

6. Lejo nxënësin të shprehë mendimin e tij dhe pse është në kontradiktë me mendimin tënd.

7. Mos ushtro presion psikologjik mbi nxënësin, nëse ai nuk di një pyetje ose një ushtrim lidhur me mësimin.

8. Mos krahaso nxënësit me njëri-tjetrin; kjo i bën ata të ndihen keq.

9. Bëj një moment pushim dhe bëj humor me nxënësit.

10. Mos e nënvlerëso kurrë me qëllim një nxënës përpara moshatarëve të tij.

11. Trajtoji nxënësit në mënyrën që ti do të trajtohesh; gjithkush meriton respekt.

12. Mëso të qeshësh me gabimet e tua, sepse nëse ti nuk do t’i vësh re ato, nxënësit e tu patjetër që po.

13. Mësoji nxënësit si të jenë njerëz të mirë, jo thjesht nxënës të mirë.

A ju duken të drejta këto rregulla? Cilën prej tyre e shihni të tepërt? Apo mendoni se duhet të ishin shtuar edhe disa? 

Migena Kapllani

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:migena kapllaniNxenesitrregullore per mesuesin
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Procedurat e reja të emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të drejtorit
Next Article Të ndërtosh një njeri!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?