Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Romantizmi shqiptar e ka të huaj dukurinë e pikëllimit botëror
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Romantizmi shqiptar e ka të huaj dukurinë e pikëllimit botëror

portalishkollor
Last updated: February 9, 2022 12:36 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ese: Argumento përmes ngjarjeve dhe ideve që përcjell poema e Milosaos. Përgatiti Jonart Hadri, klasa XI, shkolla “Ernest Koliqi”.

Përgjatë kalibrit penëndritur të veprave letrare, sidomos në periudhën e romantizmit, njihemi me portrete heronjsh, ndjenjat e të cilëve u shpërfaqën në sfera të ndryshme. Ashtu të qashtra e të pastra, këto ndjesi, në thelb tropare plogështimi, nuk mbetën si përsiatje emotive të egos personale, por u glorifikuan në simbolin e përbotshëm romantik, që himnon të bukurën.

Kështu, pasi u ngjiz në unin e artdashësve europiane, kjo rrymë, apo më mirë të themi, ky revolucion, hodhi rrënjë edhe në Shqipëri. 

Po kush ishin heronjtë tanë? Karaktere që vajtojnë dëshpërimisht fatin e tyre? Të humbur që lëngojnë nga dhimbja? Mërgimtarë të zhgënjyer dhe princër aventurierë? 

Nuk do të thoja kështu. Protagonistët e romantizmit shqiptar në veprat e De Radës, Pashko Vasës, Naimit, Mjedës e Çajupit, nuk stepen nga lëndimi, as përpiqen “të arratisen”. Përkundrazi, saga e personazheve të shek.XIX, mëtoi të lartësonte motive dhe ideale sublime, pikësynim i cili për bashkëkohësit europianë, nuk shprehte ndonjë rëndësi fort të madhe, për sa kohë ata i mëshonin shprehjes estetikisht të pështjellimeve emocionale dhe jo zgjidhjes së tyre. Ky qëllim i romantikut shqiptar, s’mund të arrihej ndryshe, veçse me përpjekje për të rrokur atë metamorfozë shpirtërore, e cila kthen zhgënjimin në shpresë, dhimbjen në forcë jete…  

Nëse për Gëten apo Bajronin ky ekspresivitet pasqyrohet nëpërmjet të himnuarit e natyrës, largimit nga atdheu apo arratisjes në dimensione e kohë të tjera, për De Radën me shokë, ajo shpaloset përmes një kontrasti tepër të furishëm: përballëvënies së dhimbjes njerëzore me rendjen pas lumturisë. 

Pa dyshim, duke u ndikuar edhe nga fryma atdhetare e kohës, heroi Milosao, e vendos mozaikun e melankolisë në një plan të dytë, duke u vetëflijuar për tokën mëmë, siç thotë edhe në poemë: “Domosdo, të vdekur ne mbi shtrat do të shtrihemi, në mos duke bërë luftë përpara shtëpive tona!”.

 A do të themi pra, se heroin nuk e shqetësonin mendime të errëta? Që nuk dashuronte dhe ai një vashë?

Patjetër që jo, madje Milosao u kthye në vizionarin e parë që na njohu me idealin demokratik, përpos atij filozofik: luftës ndaj pabarazisë, paragjykimeve dhe mentalitetit regresiv. Prandaj dhe figura komplekse e romantikëve shqiptarë duhet vendosur në piedestal. Jo sepse arritën të rroknin të pamundurën, por sepse zotëruan forcën që të shndërronin ndjenjat, duke mbetur gjithmonë predikues të romantizmit. 

E njëjta natyrë ku po zhvilloheshin beteja të përgjakshme e ku dergjeshin lipsane martirësh, për Milosaon ishte vetë Parajsa  me kopshtet e saj mbresëlënëse, me “vreshtat verdhullore e yjet pranë së bardhës hënë”. Parajsa ku Milosao gjeti dashurinë e jetës, ku dëgjoi belbëzimet e birit të shtrenjtë, ku dëfrente hareshëm me njerëzit e zemrës. Parajsa ku flijonte lëngatat për t’u mbushur me frymë jete. Parajsës qe s’i largohej,  por i gëzohej aty,  ku “ulet por s’do të flejë”. 

Vëzhguar si një parabolë, kjo poemë i ngjason edhe shëmbëlltyrave biblike, tipar të cilin jo pak romantikë shqiptarë e përdorën në veprat e tyre. Duke filluar me vetë fshatin baritor e jetën në të, të ngjashëm me mjediset e Judesë, duke vazhduar me tragjedinë personale të largimit nga atdheu (Jona, Ruthi e profetë të tjerë), me tragjedinë kombëtare të luftërave, qëllimin e Milosaos për të shenjtëruar fshatrat, vatrat e fiset duke i bashkuar e deri në motivin final: rendjen drejt Shqipërisë së lirë, atë të cilën folklori shqiptar e sheh si “Tokën e premtuar”, e cila mbrohej vetëm me gjak. 

Kështu, poemat romantike shqiptare janë poemat e jetës! Në to mpleksen ndenja të forta e komplekse, të cilat, nën petkun e dashurisë, lumturisë, lirisë dhe shpresës, arritën të perifrazonin frymën romantike në një rrafsh të ri: atë që i këndon mbrothësisë e dashurisë përmes alegorisë së jetës njerëzore.

Jonart Hadri,  klasa XI – shkolla “Ernest Koliqi”

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:esejonart hadrishkolla ernest koliqi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Miratohet VKM-ja për transportin: 50% rritje për nxënësit; bonus transporti edhe për punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë në shkolla
Next Article Përdorimi i teknologjisë, ndikimi në edukimin e fëmijëve, në dinamikën e marrëdhënieve me prindërit dhe në cilësinë e lidhjeve familjare
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?