Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Roli pozitiv i të bërit sport në shkolla
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Roli pozitiv i të bërit sport në shkolla

portalishkollor
Last updated: December 6, 2018 1:38 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Përfshirja e sportit në shkolla është një mundësi e mirë për të rinjtë që të rriten të shëndetshëm. Sporti përmirëson jetën. Të rinjtë që merren me sport nuk e vrasin kohën e tyre, sepse ajo është një kohë e vlefshme.

Fëmijët që janë aktivë në shkollë janë më të shëndetshëm, kanë trup më të mirë, pesha e tyre  është brenda parametrave të lejueshme. Nuk rrezikojnë ndaj presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës dhe kanë vetëbesim të lartë. Eshtë shumë e rëndësishme të kuptohet që fëmijët duhet ta vlerësojnë rëndësinë e aktivitetit fizik që në moshë të re. 

Sporti përmirëson aftësitë sociale

Kur merr pjesë në aktivitetet sportive të shkollës, të krijon ndjesinë se i përket një grupi, një skuadre. Interaktiviteti me bashkëmoshatarët ndikon në krijim e një sjelljeje miqësore. Ti mëson të vlerësosh interest e të tjerëve, fëmijët bëhen më bashkëpunues dhe vlerësojnë respektin e ndërsjelltë. Punojnë bashkë, ndajnë, shkëmbejnë eksperienca, mësojnë sesi fitohet dhe dështohet në grup. Kjo ndihmon më vonë në krijimin e personalitetit.

Shëndet më i mirë

Interneti, televizori, lojërat kompjuterike, i bëjnë nxënësit të bëjnë një jetë sedentare, gjë që shkakton edhe obezitetin. Fëmijët që nuk marrin pjesë në sporte ose në aktivitete të tjera fizike, rrezikojnë të bëhen adultë pasivë. Pjesmarrja e tyre nëpër aktivitete sportive ndikon në shëndetin e zemrës, mushkërive, muskujve, kockave. Aktiviteti fizik, gjithashtu, përmirëson koordinimin dhe balancën e tyre. Ushtrimet reduktojnë nivelin e stresit, ankthin dhe problemet e tjera me sjelljen. Aktiviteti i vazhdueshëm fizik ndihmon të jeni më të relaksuar dhe pakëson tensionin e muskujve.

Kur merresh me sport influencat negative kanë më pak rrezikshmëri

Të rinjtë që merren me sport nuk e vrasin kohën e tyre, sepse ajo është një kohë e vlefshme. I largon ata nga veset si duhani, droga etj. Kur sporti ‘injektohet’ që në shkollë, atëherë, fëmija mëson sesi ta organizojë kohën e tij, dhe në mënyrë të tërthortë ndikon në suksesin e tij, në të ardhmen.

Vetëvlersimi dhe vetëbesimi

Kur merr pjesë në sportet e shkollës, zhvillohen një shumësi teknikash dhe aftësish. Përfshihesh në mënyrë miqësore, në garat me bashkëmoshatarët. Djemtë dhe vajzat që merren me sport kanë imazhe më të mira, sesa ata fëmijë që bëjnë një jetë sedentare dhe pasive. Kur luan, fiton lojërat merr edhe vetëkënaqësi që përkthehet në vetëbesim.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:shkollesport
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dita botërore kundër AIDS
Next Article Si t’u vijmë në ndihmë fëmijëve me ADD/ADHD
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?