Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rita Petro: Një tekst letërsie i censuruar
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Rita Petro: Një tekst letërsie i censuruar

portalishkollor
Last updated: December 3, 2021 8:51 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ky është një rrëfim që e bën për herë të parë publikisht poetja dhe botuesja Rita Petro mbi dukurinë e censurës së librave që thyejnë skemat.

Me Prof Sabri Hamitin më lidhin më shumë se 25 vjet bashkëpunim dhe miqësi. Në kohën kur punoja si redaktore e teksteve të letërsisë në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, libri i parë me të cilin dhe filloi bashkëpunimi ynë (1994) ishte “Letërsia e vjetër shqipe”. U entuziazmova nga stili i tij krejt ndryshe prej analizave letrare skematike asokohe. Po libri me të cilin u dashurova dhe kalova nëpër tërë ato peripeci ishte “Letërsia Moderne Shqipe”. 

Ishin vitet 1998/1999; u ndalua e u censurua nga grupi i miratimit  në shtëpinë botuese dhe në Ministrinë e Arsimit për shkak të konceptimit të moderuar me të cilin trajtoheshin autorët dhe veprat e gjysmës së parë të shekullit XX, si dhe se disa prej tyre paskëshin qenë fashistë apo antinacionalistë. Aq e bindur isha që ai libër duhej patjetër të ishte në shkollat tona, sa dhashë dorëheqjen nga puna e shtetit dhe hapëm ALBAS-in, falë edhe nxitjes së partnerit tim dhe bashkëthemeluesit të kompanisë, Latif Ajrullait.

Libri i parë i botuar yni ishte “Letërsia Moderne Shqipe”, e cila u kthye shumë shpejt në një bibël në duart e mësuesve të letërsisë. Ndonëse dilnin disa urdhra nga ministria e atëhershme që ky libër ishte i ndaluar në shkolla, mësuesit vazhduan t’ua rekomandonin nxënësve dhe nuk u tërhoqëm ne, po u detyrua shteti të bënte një tërheqje pa zhurmë dhe shumë shpejt ngriti grupin e autorëve për trajtimin e kësaj periudhe.

 Më ka mbetur në mendje një shprehje e profesorit kur i thosha: “Jemi të pafuqishëm në konkurrencë; dhe ai ma kthente: “Mos u mërzit, ajo ç’ka kam bërë unë është punë e shumë viteve, të tjerët do e shkruajnë për 2 muaj”.

Dhe vërtet libri ynë u bë i pakonkurrueshëm. Nga puna me prof. Sabri Hamitin bëra një fakultet të dytë, si edhe mësuest e letërsisë, që filluan të punojnë me këtë libër, me të cilin edhe nxënësit nisën ta shohin letërsinë shqipe nga një këndvështrim tjetër, i cili i ndihmoi më pas për të kuptuar rrjedhat regresive që mori letërsia shqipe e realizmit socialist në gjysmën tjetër të shekullit. Edhe sot e kësaj dite trajtime të tilla që standardizuan studimin e veprave dhe autorëve si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, Gjergj Fishta, Faik Konica, Migjeni etj. mbeten bashkëkohore e përdoren nga mësuesit, ndërsa studimet e plota nga pedagogët në universitete. Ndihem me fat dhe përherë e frymëzuar për miqësinë dhe bashkëpunimin e vyer që kam me prof. Sabri Hamitin, një figurë e shquar akademike shqiptare, dhe jo vetëm kaq, po me një karakter model burri, që nuk të zhgënjen kurrë.

(Nuk përmenda emra të përveçëm, se qëllimi im është të nxjerr dukurinë e censurës së librave që thyejnë skemat apo atë që, ndonëse në punë shteti, secili duhet të luftojë për individualitetin dhe profesionalizmin e vet). 

Rita Petro

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASletersinje tekst i censuruarRita Petrorrefim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si t’i ndihmojnë prindërit fëmijët e tyre që ata të zhvillojnë vetëbesim të fortë pavarësisht notave të këqija?
Next Article Këshilla se si të përgatiteni për provime
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?