Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rikthehet në Kosovë panairi i librit, edicioni i 22-të do të mbahet nga data 7 deri më 12 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Rikthehet në Kosovë panairi i librit, edicioni i 22-të do të mbahet nga data 7 deri më 12 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë

portalishkollor
Last updated: June 3, 2022 8:31 am
portalishkollor
Share
SHARE

Pas dy vjetësh mungesë si pasojë e COVID-19, në Prishtinë po rikthehet Panairi i Librit. Me moton “Libri mbron mendjen”, vjen edicioni i 22-të i kryengjarjes së librit në Kosovë nga data 7 deri më 12 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë. Albas vjen me 40 tituj të rinj librash nga të gjitha kategoritë.

Me moton “Libri mbron mendjen”, vjen edicioni i 22-të i kryengjarjes së librit në Kosovë. 

Panairi do të mbahet nga data 7 deri më 12 qershor 2022, në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve e Kosovës. 

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor në orën 12:00. Panairi do të mbyllet më 12 qershor në orën 18:00.  Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 09:00-20:00.

Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. SHBK-ja bën të ditur se do të ekspozohet rreth 6,000 mijë tituj librash, prej tyre 2,000 të rinj.

Edhe Shtëpia Botuese Albas do të jetë e pranishme në këtë panair, ku stendës së saj për këtë vit do t’i shtohen 40 tituj të rinj nga të gjitha kategoritë, si për fëmijë, ashtu edhe për të rritur. 

“E veçanta e panairit është se organizohet pas mbylljes totale nga Pandemia. Kjo gjë është shumë e pritur nga botuesit, sepse kanë mundësi t’i paraqesin librat e rinj dhe të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me lexuesit”, është shprehur kështu Fatlum Hetemi, drejtues i Albas në Prishtinë.

Foto arkivë 

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

Vetëm Panairi i parë i Librit në Prishtinë është mbajtur mes datave 17 dhe 22 nëntor 1999, për shkak të Luftës së Kosovës, ndërsa të tjerët janë mbajtur në muajin maj ose qershor. Që nga atëherë Panairi ka vazhduar pandërprerë deri më tani. Me kalimin e kohës ky panair është bërë njëra nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj, duke u transformuar në një vend të rëndësishme ku intelektualet dhe njerëzit tjerë promovojnë idenë dhe nevojën për krijimin dhe afirmimin e vlerave të mirëfillta kulturore si dhe për një debat të shëndoshë për librin. 

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASKosovelibri mbron mendjenpanairi i librit 22
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Adi Krasta: Vdekjen e mësueses time e konsideroj humbjen e parë të madhe të jetës
Next Article Bashkëbisedim për librin “Engjëlli Blu” me nxënësit e shkollës “Gustav Majer”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?