Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rëndësia e lojërave
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Rëndësia e lojërave

portalishkollor
Last updated: December 19, 2017 1:41 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Një lloj i veçantë lojërash që mpreh aftësitë folëse të fëmijëve, janë lojërat gjuhësore. Ato janë shumë argëtuese dhe të pëlqyeshme prej fëmijëve. Më anë të tyre fëmijët bëhen të vëmendshëm, si dhe zhvillojnë aftësitë logjike.

Lojërat lëvizore 

Lojërat lëvizore karakterizohen nga përdorimi i trupit në mënyrë dinamike. Qëllimi i tyre është që, nëpërmjet ngacmimeve e stimujve ndjesorë, të arrihen gjendje emocionale të kënaqshme dhe uljen e gjendjes së tensionuar të fëmijës, fëmija njihet me hapësirën, sendet e largësinë mes tyre, të cilat kanë rëndësi për zhvillimin tërësor të fëmijës. Lojëra të llojit lëvizor janë: – lojërat e ekuilibrit-çekuilibrit (kërcime, rrotullime, kapërdimja, rrëshqitje, rrëzime përtokë, kthime, lëkundje etj.) – lojëra lëvizore aktive (hedhje, tërheqje, mundje, shtyrje) – lojëra për orientimin në hapësirën me dhe pa objekte (zvarritje, ecje, vrapim, kapërcime, hedhje topash …) – lojëra për kënaqësi ndjesore (ecje zbathur në sipërfaqe të buta e të forta, të ngrohtë dhe të ftohtë, si dhe mbi materiale të ndryshme) Lojërat lëvizore, përveçse zhvillojnë fizikisht dhe emocionalisht fëmijën, ndihmojnë edhe për të rritur sigurinë në vetvete dhe për ta bërë më të natyrshme shkëputjen nga nëna e të mos ndihen të braktisur në çastin e ndarjes së mëngjesit me të. Gjithashtu këto lojëra i aftësojnë fëmijët të vetëmbrohen dhe të rriturin e besimit në vete. Lojëra të tilla janë kukafshehthi, e kapa s’e kapa, ndërtimi i shtëpizave etj.

Lojërat simbolike 

Në lojërat simbolike objektet nuk përdoren me funksionin që kanë, por si simbol i objekteve të tjera. Pra, shërbejnë për evokimin e situatave të së shkuarës ose për ngjarje imagjinare. Me to fëmija ushtron imagjinatën për të ndërtuar realitete që nuk ekzistojnë. Ato e ndihmojnë të krijojë histori imagjinare, të cilat ia tregon shokut. Progres i dallueshëm vihet re kur nga këto lojëra simbolike, fillimisht individuale, fëmija fiton aftësinë të marrë parasysh edhe nevojat e të tjerëve, duke marrë kështu karakter social, duke përfshirë edhe fëmijët e tjerë ose të rriturit në role komplementare.

Lojërat gjuhësore

Një lloj i veçantë lojërash që mpreh aftësitë folëse të fëmijëve, janë lojërat gjuhësore. Ato janë shumë argëtuese dhe të pëlqyeshme prej fëmijëve. Më anë të tyre fëmijët bëhen të vëmendshëm, si dhe zhvillojnë aftësitë logjike e imagjinative. Të to përfshihen lojërat e mbiquajtura kashelashe ose gjëza, lojërat me telefon, loja “bëj sikur lexoj përrallen”, lojërat me gjetje rime (dy vargje të thjeshta ku fëmijët gjejnë rimën e vargut të dytë, si ore-ore lulebore, kapemi përdore etj. ), lojërat për artikulimin e mirë të tingujve (Kali i kuq ka katër këmbë, këmbët e kalit janë të kuqe), loja Kam një kungulleshë, lojërat me numërim gishtash ose lojëra me përplasje shuplakash që shoqërohen me fjalë ose rima etj.

Lojërat me rregulla

Lojërat me rregulla paraqesin formën më të evoluar të lojërave dhe duhet të përmbushin dy kritere: – Është e nevojshme që të ketë së paku dy pjesëmarrës që konkurrojnë me njëri-tjetrin; – Sjellja e lojtarëve është e rregulluar nga një kod zakonisht i paracaktuar. Këto lojëra janë më të përshtatshme për grupmoshat 5-6 vjeçare, duke u zënë vendin dy llojeve të lojërave të mësipërme. Megjithatë ka edhe lojëra me rregulla, siç janë dominotë, që mund të luhen lehtësisht nga fëmijët, natyrisht nën drejtimin e mësueses.

* Marrë nga Udhëzuesi metodik, dosja Hop – Hop, botimet Albas

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBAShop-hop
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Puna me Portofolin e Gjuhëve
Next Article Nistoret “ngatërrestare” të gjuhës shqipe
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?