Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rëndësia e leximit në shkollë e në jetë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Rëndësia e leximit në shkollë e në jetë

portalishkollor
Last updated: June 22, 2021 8:23 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Aftësia për të lexuar me lehtësi dhe për të kuptuar mirë atë që lexohet është një nga kushtet që mund të garantojë suksesin në shkollë.

Tema e të lexuarit është e një rëndësie të madhe për prindërit e për ata që “duhen ndihmuar për t’u rritur”, pra fëmijët. 

Pikërisht për këtë, është e nevojshme, që edhe psikologu të japë ndihmesën e vet në këtë aspekt. Ai mund të nënvizojë rëndësinë e madhe që ka leximi duke kujtuar se në gjysmën e parë të shekullit XX, e pra, në një periudhë kur ende në Shqipëri ishte gjerësisht i pranishëm analfabetizmi, qe e përhapur shprehja “njeriu që lexon, vlen dyfish”. 

Mund të shtojmë pastaj menjëherë se sot kjo shprehje duhet të përditësohet me thënien “një i ri që lexon mirë dhe lexon me dëshirë e me lehtësi, një njeri që është bërë ekspert në lexim, vlen trefish”. 

Aftësia për të lexuar, duke nisur nga shkolla fillore, është kërkesë pothuajse në të gjitha lëndët, është kërkesë gjithashtu edhe për përdorimin e kompjuterit (kërkimet në internet, për shembull), në rastin e gazetave, revistave, librave me tregime, botimeve historike, shkencore ose teknike, që një i ri mund t’i lexojë edhe jashtë orëve të shkollës. 

Dhe aftësia për të lexuar me lehtësi dhe për të kuptuar mirë atë që lexohet është një nga kushtet që mund të garantojë suksesin në shkollë. 


Kjo tashmë duhet të mjaftojë për të ngjallur te prindërit interesa dhe vëmendje. Duhet të pranohet nga të gjithë se detyra e të bërit të fëmijës “një lexues ekspert” nuk është vetëm e shkollës, por edhe e tyre, pra e prindërve. Gjithashtu, duhet ta dinë se kjo hyrje në botën e leximit nuk e ka fillimin vetëm në moshën 6 vjeç, me hyrjen e fëmijës në shkollë, por shumë më parë, rreth moshës 2 vjeç, kur fëmija kalon pjesën më të madhe të kohës së tij me ata, prindërit. 

Sigurisht, mund të thuhet se aftësia për të lexuar një tekst të shkruar fitohet mesatarisht duke nisur nga 6 vjeç. Por, nga njëra anë, janë format e leximit më të thjeshtë, si ajo e objekteve, e mjediseve apo imazheve që fillojnë në moshën 2-3 vjeç dhe, nga ana tjetër, para moshës 6 vjeç mund të fillojë ta pajisë fëmijën me disa parakushte, si: një qëndrim pozitiv e miqësor ndaj librave e pastaj disa njohuri e aftësi të përgjithshme, që mund ta bëjnë pastaj më të thjeshtë të kuptuarit e leximit të një teksti të shkruar.

Muhamet Cenko 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:muhamet cenkorendesia e leximitshkolle e ne jete
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Aplikimet për portalin deri më datë 30 qershor, Kushi: Ja cilët janë risitë e këtij viti për aplikantët
Next Article Njihuni me matricën Eisenhower për detyrat
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?