Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Reagon MASR pas publikimit të tezës së provimit të Gjuhë-Letërsisë: Do ndiqet penalisht çdokush që ka cenuar procesin
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Reagon MASR pas publikimit të tezës së provimit të Gjuhë-Letërsisë: Do ndiqet penalisht çdokush që ka cenuar procesin

portalishkollor
Last updated: June 7, 2021 11:42 am
portalishkollor
Share
SHARE

MASR do të kallëzojë penalisht shtetasit që kanë fotografuar dhe publikuar testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë në rrjetet sociale gjatë kohës kur provimi ishte ende duke u zhvilluar.

Teksa rreth 34 mijë maturantë në të gjithë vendin po i nënshtroheshin provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, në rrjetet sociale u publikuan foto të tezës së këtij provimi. 

Pavarësisht se rregullorja ua ndalon telefonat në klasë nxënësve dhe administratorëve gjatë provimit, varianti “A” i tezës së Gjuhë-Lutersisë u fotografua dhe u shpërnda në “Facebook” rreth gjysmë ore pas fillimit të provimit.

Në një reagim nëpërmjet një postimi në faqen e saj, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka deklaruar se ka ndjekur me shumë shqetësim rastin e sotëm të publikimit të pyetjeve pas fillimit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës Shtetërore 2021. “Vëmë në dijeni opinionin publik se ky rast, apo çdo rast tjetër i ngjashëm me të, që orkestrohet qëllimisht nga individë të ngarkuar politikisht do të çohen para drejtësisë në mënyrë që të mos cënohet procesi i Maturës Shtetërore”, ka deklaruar MASR. 

“Ndjejmë keqardhje që ata gjejnë mënyrën më të pahijshme për të injektuar panik të panevojshëm tek maturantët dhe tek prindërit e tyre, ndërsa duhet të ishin bashkëpunues për të mirën e arsimit. MASR do të kallëzojë penalisht shtetasin, i cili ka publikuar testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë të datës 7.6.2021 në rrjetet sociale gjatë kohës kur provimi ishte ende duke u zhvilluar, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në procesin e Maturës Shtetërore të cilët kanë shkelur rregullat duke fotografuar dhe dërguar jashtë qendrave të provimit këtë test, gjatë kohës që ishte duke u zhvilluar”, thuhet në njoftimin e MASR.  

Sipas Ministrisë së Arsimit publikimi i testit në rrjete sociale pasi provimi kishte filluar “NUK ka ndikuar në mbarëvajtjen e këtij provimi, teksa vlen të nënvizohet se i gjithë procesi është zhvilluar në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore”. 

“MASR dhe institucionet e saj të varësisë sigurojnë maturantët dhe prindërit e tyre se provimet janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me të njëjtin përkushtim e vullnet për të realizuar një administrim të suksesshëm të këtij procesi”, përmbyllet reagimi i MASR.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:do ndiqet penalishtmasrpublikimi i tezes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Lorela Garuli: Pse notat e fëmijëve nuk përcaktojnë vërtet suksesin dhe aftësinë e tyre?
Next Article Matura Shtetërore 2021, Skemat e Vlerësimit për provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?